LITUANI- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë zyrtare në Lituani në kuadër të konferencës me tematikë “NATO Open Door: Ten Years after the ‘Big Bang’”, që po zhvillohet në Vilnius, të Lituanisë në datat 3 dhe 4 prill. Në këtë konferencë marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme të: Belgjikës, Gjeorgjisë, Sllovenisë, vendeve Baltike, vendeve anëtare të Kartës së SHBA - Karta e Adriatikut (A-5) si dhe vendet vëzhguese. Në ditën e parë të kësaj konference të gjithë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme pjesmarrës diskutuan në lidhje me Politikën e Dyerve të Hapura të NATO.
Ministrja Mimi Kodheli në fjalën e saj ka këmbëngulur që pesë vendet e rajonit të bëhen anëtare të Aleancës.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar 10 vjet pas rritjes më të madhe të anëtarësisë së NATO. Shqiptarët dhe kroatët i janë bashkuar Aleancës. Tashmë jemi një grup prej 28 vendesh me një dëshirë të palëkundur për paqe, stabilitet dhe siguri kudo në botë. Natyra e konflikteve që NATO ka përballuar në këtë dekadë ka qenë e shumëllojshme dhe me shtrije të gjerë gjeografike, por duket se gjithçka po shkon drejt konflikteve nacionaliste, me një kthim tek diferencat midis Lindjes dhe Perëndimit. Pikërisht në kufijtë e Aleancës sonë, ne përballemi me dy konflikte të mëdha. Aneksimi i Krimesë nga Rusia është një shqetësim i madh për të gjithë aleatët. Të gjithë i njohim dimensionet dhe pikëpamjet e perandorisë sovjetike, me të gjitha implikimet e saj. Por kjo nuk është vetëm një krizë rajonale, por implikon çdokënd në këtë sallë dhe më gjerë. Ndërkohë, Siria ka sjellë pranë kufijve tanë atë çka ne e kemi luftuar në Afganistan dhe Irak. Një shtet tiran në mes të një lufte civile, me shumë implikime për shkak të përfshirjes së grupeve radikale”, ka nënvizuar Kodheli para homologëve të saj.
Ajo tha se jetojmë në një botë realisht mizore dhe këtë nuk duhet ta harrojmë, pasi shumë gjëra po ndodhin, shumë përfshirje dhe nevojë për veprim.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për vullnetin e palëkundur për të forcuar mbrojtjen tonë kolektive dhe lidhjen tonë transatlantike. Dhe meqë NATO është më shumë se një Aleancë ushtarake, duhet të shikojmë edhe nga oborri i shtëpisë sonë. Ekziston në Europë një rajon i shkatërruar nga konfliktet nacionaliste gjatë dekadës së fundit të shekullit të XX. Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, së bashku me Maqedoninë dhe Malin e Zi nuk janë bërë ende pjesë e Aleancës. Të pesta këto vende ndjekin rrugëtimin e tyre specifik drejt Aleancës, me vullnet dhe axhendë të ndryshme; prej tyre, kemi vende ekzistenca e të cilëve është siguruar nga përfshirja direkte e NATO, por që ende janë të brishtë në ndërtimin e demokracive të tyre, por kemi edhe kandidatë të fortë që duhet të bëheshin pjesë e Aleancës qysh në vitin 2009. Për t’i bërë gjërat edhe më shqetësuese, kjo zonë e kontinentit tonë nuk është e integruar as në BE. Aleatët e NATO dhe partnerët europianë kanë dyshimet e tyre, kushtëzimet e tyre ekonomike, axhendat politike dhe shqetësimet sociale për ta. Por në këtë periudhë të rikthimit të konflikteve nacionaliste, mendoj që integrimi është i vetmi mjet për të parandaluar konflikte të tjera. Duke integruar në komunitetin e Aleancës vendet e Ballkanit të cilat janë akoma jashtë saj, unë besoj fort që Aleanca do të bëhet një grup më i madh vendesh që ndajnë të njëjtat vlera për mbrojtjen kolektive”, nënvizoi ministrja e Mbrojtjes.
Sipas saj, kjo zonë është vazhdimësia e Aleancës dhe ndajnë të gjithë të “njëjtat vlera europiane dhe kemi të njëjtat qëllime për të ardhmen. Nëse do të ketë më shumë vullnet politik, e përsëris, vetëm më shumë vullnet politik, nuk do të eksportohen më konflikte nga Lindja. Kështu do të jemi më të fokusuar në kufijtë e Aleancës dhe do të jemi të aftë të pengojmë preokupimet që vijnë prej saj, kërcënimi parësor i kësaj Aleance”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com