Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ka nisur vizitën e saj dyditore në Gjermani duke mbajtur një leksion në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hamburg, për studentët që pritet të diplomohen këtë vit akademik.
Kodheli u prit në një takim nga komandanti i kësaj akademie gjeneralmajor Achim Lidsba.
Gjatë takimit me gjeneralmajor Achim Lidsba, ministrja Kodheli u shpreh e nderuar për mundësinë e rrallë që iu dha për të mbajtur një fjalim për studentët e kësaj akademie.
Kodheli vlerësoi nivelin e lartë të studimeve atje dhe i shprehu mirënjohjen komandantit të akademisë për bashkëpunimin e ngushtë që sapo ka nisur mes kësaj akademie dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.
Gjithashtu ministrja Kodheli, në emër të qeverisë shqiptare e falënderoi gjeneralmajor Achim Lidsba për kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com