Kodheli me homologen gjermane
për kufinjt e NATO, sfidat e rreziqet

Kodheli me homologen gjermane<br />për kufinjt e NATO, sfidat e rreziqet
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zhvilloi një bisedë telefonike me homologen gjermane Ursula von der Leyen.

Gjatë kësaj bisede të dy homologet diskutuan për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Gjithastu pjesë e diskutimeve ishte edhe situata në kufijtë e aleancës si dhe përpjekjet për të adresuar këto rreziqe, ku Shqiperia është pjesë e koalicionit duke dhuruar armë dhe municione për qeverinë e Irakut.

Kodheli foli për dhënien e një shtyse të re bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes. Ajo e njohu kolegen e saj gjermane me reformat që po zhvillohen në FA Shqiptare, si dhe me procesin e modernizimit, i cili parashikon zëvëndësimin e armatimit të vjetër lindor me atë të standardeve të NATO-s.

Në këtë kuadër, nga ana e saj ministrja gjermane ka theksuar se vendi i saj është i gatshëm të luajë një rol moderues për nevojat e Shqipërisë. “Ne admirojmë çfarë jeni duke bërë për procesin e modernzimizimit”, është shprehur, ndër të tjera, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Leyen.

Të dy homologet folën edhe për gjetjen e mundësive të tjera për bashkëpunimin dhe ranë dakord që stafet përkatëse të shqyrtojnë modalitetet e këtij bashkëpunimi, siç mund të jetë industria ushtarake dhe pjesëmarrja në operacione të përbashkëta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë