TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur ditën e sotme në një takim të veçantë Jonathan Moore, drejtor për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë këtij takimi More shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Alexandër Arvizu.
Gjatë këtij takimi, reformat e qeverisë shqiptare dhe sidomos të Ministrisë së Mbrojtjes ishin në qendër të kësaj bisede. Moore, vlerësoi punën e bërë deri në këto momente dhe e inkurajoi Ministren Kodheli për vazhdimin e mëtjeshëm të këtyre reformave.
Ministrja Kodheli u ndal veçanërisht te lufta kundër korrupsionit duke nënvizuar se rruga e ndjekur do të jetë gjithnjë e tillë dhe ne do të respektojmë forcimin e shtetit ligjor.
Ministrja Kodheli ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin që SHBA ka dhënë në ndihmë të shqiptarëve dhe shqiperisë sidomos në procesin e integrimit të vendit në strukturën euro-atlantike.
Kodheli e ka njohur drejtorin Moore edhe me reformën në Forcat e Armatosura duke nënvizuar vullnetin e plotë të saj dhe të mazhorancës për t’i kthyer ushtrisë shqiptare dinjitetin e merituar.
Moore uroi popullin shqiptar për përvjetorin e anëtarësimit në NATO duke nënvizuar se angazhimi i Shqipërisë në Aleancë është faktor stabiliteti në rajon e me gjerë. Ai vazhdoi më tej duke thënë se vlerëson pjesëmarrjen e Shqiperisë në misionet paqeruajtëse nën flamurin e NATO-s. Moore përsëriti sërish mbështetjen e SHBA-ve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com