Kodheli në Bruksel, shtyhet 
interpelanca për majorin me drogë

Kodheli në Bruksel, shtyhet <br />interpelanca për majorin me drogë
TIRANE - Interpelanca që demokratët kërkuan për në seancën e kësaj të enjteje me ministren e Mbrojtjes, nuk do të zhvillohet. Kjo për shkak se ministrja Mimi Kodheli ndodhet në Bruksel në një takim të rëndësishëm ministerial që organizon NATO. Partia Demokratike prej ditësh ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për të pasur interpelancë me ministren sa i përket shpjegimeve për rastin e majorit të Forcave të Armatosura Sokol Feka i cili humbi jetën teksa drejtonte një helikopter më rreth 1 ton hashash nga Maroku për në Spanjë.

Kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë të ditur dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se Partia Demokratike do vijojë të kërkojë me urgjencë interpelancën me ministren e Mbrojtjes Kodheli. Sipas burimeve nga PD, të djathtët pretendojnë se Kodheli është larguar nga Shqipëria pikërisht që mos të përballet në interpelancë me opozitën dhe me qëllim shmangien e kësaj interpelance. “Ministrja e Mbrojtjes është larguar jashtë vendit, për t’ju shmangur përballjes në interpelancë me opozitën”, theksojnë burime brenda Partisë Demokratike.

Axhenda e Kodhelit ka qenë e planifikuar shumë kohë më parë, në takimin ministerial në të cilin do të flitet për krijimin e një force ushtarake të integruar nga NATO. Dhe gjithashtu një pikë tjetër e rëndësishme do të jetë edhe diskutimi për shtetin islamik ISIS.

Majori i Forcave të Armatosura Sokol Feka ndërroi jetë në provincën e Malagës kur helikoteri që ai pilotonte me rreth 1 ton hashash u rrëzua nga autoritetet spanjolle, ndërsa kryente itinerarin Marok-Spanjë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë