Kodheli në Panairin e dhisë në Has:
Mbështesim nismat që rrisin ekonominë
Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli mori pjesë në Panairin e dhisë së Hasit, që u zhvillua në bjeshkët e kësaj krahine.
Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli mori pjesë në Panairin e dhisë së Hasit, që u zhvillua në bjeshkët e kësaj krahine.
Panairi u organizua nga Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore dhe Bashkia e Hasit në kuadër të projektit “Ruajtja dhe vlerësimi i biodiversitetit: Zhvillimi rural i qëndrueshëm i zonës malore ballkanike.”
Në fjalën e saj zonja Kodheli premtoi mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e këtyre zonave, si në infrastrukturë, si në rritjen e cilësisë së produktit të blegtorëve të këtyre zonave malore.
“Qeveria do mbështesë çdo iniciativë që rrit aktivitetin ekonomik në këto treva, që rrit begatinë e kësaj zone të jashtëzakonshme e të mrekullueshme, pjesë e bjeshkëve tona, e cila ka akoma shumë nevojë për investime në infrastrukturë, për nxitje të ekonomive të vogla dhe të mesme, për ta çuar produktin shqiptar kudo në botë atje ku e meriton. Ka nevojë ky produkt për më shumë standarde, ka nevojë ky produkt për më shumë mbështetje. Unë thjesht dhe vetëm dua t’i falenderoj dhe t’i komplimentoj të gjithë prodhuesit, rritësit, blegtorët që dhe në kushte të vështira, mund të nxjerrin nga duart e tyre një mrekulli siç është kjo mrekulli që kemi sot dhe për të cilën jemi mbledhur", tha Kodheli.
Kryetari i bashkisë së Hasit Adem Lala bëri thirrje për ta bërë sa më të njohur djathin e dhisë, produkt i cili është regjistruar me markën e cilësisë, dhe për këtë premtoi mbështetje e bashkisë që ai drejton. Ai gjithashtu akordoi me nga një çmim në vlerë monetare për çdo blegtor që mori pjesë në këtë panair me tufën e tij.
Panairi i dhisë së Hasit ka për qëllim nxitjen e blegtorëve hasjanë për mbarështimin e kësaj kafshë dhe produkteve të bulmetit nga qumështi i saj, si dhe rritjen e cilësisë dhe standardeve, por edhe promovimin e tyre.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43%
-
Jo
54.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9588
Lajme të tjera
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58
-
Sevim Arbana rrëfehet në 'E ardhmja është vajzë', tregon rritjen me 2 motrat dhe nënë në një kohë të vështirë për familjen e saj
1 Prill, 21:56
-
VIDEO/ Dhunë dhe kaos në Kategorinë e Parë, arbitri ndërpret ndeshjen! Portieri përfundon në spital me qepje, policia shoqëron arbitrat
1 Prill, 21:54