Kodheli në Rrajcë të Librazhdit dhe Detashmentin e Mbështetjes rajonale në Drenovë


TIRANE, 7 Nentor/ATSH/-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pati një takim me banorët e zonës së Prrenjasit, ku u hodh me dinamit shkëmbi që rrezikonte shtëpitë dhe rrugën nacionale.
"Me shumë dashamirësi dhe me shumë kënaqësi, kam ardhur këtu në këtë komunitet që jeton në kushte të vështira për shkak të qenit larg pjesës që rri afër rrugës nacionale, larg pjesës që rri afër qytetit, por shpesh herë harrojmë, që duhet të jeni ju në qendër të vëmendjes pastaj ata që janë më afër qendrave të banuara, sepse edhe vështirësitë janë më të mëdha edhe hapësirat janë më të vogla, theksoi Kodheli.
"Puna që bëni është më e lavdërueshme, pasi edhe në këto kushte të vështira, dini të rrisni fëmijë të mirë, dini të punoni me djersën e ballit, dini të jeni të thjeshtë dhe me dinjitet. Ky është një vend që ka njerëz të mrekullueshëm, që ka natyrë, histori të mrekullueshme, që ka kostume të mrekullueshme", tha Kodheli.
Sipas Kodhelit, ky përbindësh, ky shkëmb natyror ju ka bezdisur dhe ju ka shkaktuar shumë probleme në këto 20 vjet, sot nuk është më. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë, Forcat e Armatosura për punën e mrekullueshme që kanë bërë por edhe pushtetin lokal, kryetaren Miranda Rira, një falënderim i veçantë i shkon deputetit të zonës, z. Taulant Balla, për impenjimin që ka pasur me mua, për një nga gjërat më të rëndësishme të jetës suaj.Kodheli zhvilloi një vizitë në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Drenovë, Korçë
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zhvilloi një takim me ushtarakët e Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Drenovë, Korçë.  Ky takim kishte në qendër të vëmendjes raportimin mbi gjendjen e repartit, punën e tyre në përditshmëri për realizimin e detyrave, bashkëpunimi me komunitetit dhe puna e bërë për përballimin e situatave të ndryshme.
Në fillim të takimit komandanti i Batalionit të Mbështetjes, Rajonale, major Beqja bëri një përmbledhje të punës së batalionit dhe theksoi se,"jeni e vetmja ministre që shkelni në këtë batalion." Ai bëri prezent të gjithë punën e bërë, mangësitë e vërejtura, bashkëpunimin si dhe detyrën kryesore të batalionit. Sipas tij detyrë kryesore e batalionit është të sigurojë kapacitetet e nevojshme operacionale për kryerjen e operacioneve të emergjencave civile dhe mbështetjen e njësive të FA në zonën e përgjegjësisë. Të kryejë operacione humanitare në interes të popullsisë në rast të emergjencave civile në bashkëpunim me pushtetin vendor. Në fund të raportimit ai theksoi se "Detyrë parësore në momente të veçanta merr kryerja e operacioneve kërkim-shpëtimi në kohë paqeje, krize, lufte, të temperaturave të ulëta, përmbytjeve dhe raste zjarresh". Sipas tij rajoni i vendosjes është Drenova, vendosje e cila është bërë që në vitin 2012.
Pas raportimit fjalën e mori ministrja Kodheli, e cila e përgëzoi efektivin e batalionit, për punën e mirë dhe rezultatet e arritura, duke vënë theksin se FA, sidomos në këtë zona, duhet të behet një fushatë marketingu më e fortë, më agresive, në mënyrë që njerëzit, fëmijët, studentët, prindërit, të kuptojnë rëndësinë dhe mundësinë që kanë për të aderuar në Forcat e Armatosura. Për të bërë këtë punë dhe detyrim, "duhet të bëhet një punë e përbashkët ne si ministri, me ju dhe të jetë pjesë e një matrice të vazhdueshme. Me sektorin e marketingut është bërë një punë e detajuar ku mund të flasësh në gjimnaze, mund të flasësh në universitete, pasi ka shumë nxënës që janë të interesuar të aderojnë në Forcat e Armatosura, që duan të kenë një vend pune, por për arsye që ata e dinë, tërhiqen pasi nuk i njohin rregullat si të bëhen pjesë e FA".
Më tej Kodheli vuri në dukje se "ky është një problem që është në Kukës, Shkodër (për batalionin e parë të këmbësorisë), Berat, Gjirokastër, pra ne duhet ta fillojmë ta përmirësojmë këtë detyrë, pasi dihen rezultatet. Aty ku ne kemi qenë të pranishëm dhe agresivë, fluksi i fëmijëve apo të rinjve që kanë kërkuar të jenë pjesë e FA ka qenë më i madh." /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social