Kodheli në SHBA, sot takimi 
zyrtar me homologun Chuck Hagel

Kodheli në SHBA, sot takimi <br />zyrtar me homologun Chuck Hagel
SHBA - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare me ftesë nga homologu i saj amerikan Chuck Hagel. Kodheli do te realizoje nje sere takimesh me personalitetet me te larta amerikane ne vecanti me Sekretarin Amerikan te Mbrojtjes, Hagel.

Në ditën e parë të kësaj vizite ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes ku pikat kryesore bisedimeve pritet të përqëndrohen në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në modernizimin e Forcave të Armatosurra dhe zhvillimin e operacione të përbashkëta.

Para dy javësh, sekretari amerikan Hagel, i ka dërguar një letër falenderimi ministres Kodheli për kontributin e dhënë nga ana e shtetit shqiptar në luftën kundër ekstremistëve xhihadistë të ISIS në Siri dhe Irak. Në letrën e Hagel, theksohej se Shqipëria është një nga vendet e para e cila u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

Ndërkaq, gajte dites se djeshme Ministrja e Mbrojtjes u takua me ndihmës sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland. 

kodheli
Foto të tjera

Kodheli takon gjeneralin Mike Grant
Më herët, ministria e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, gjeneral brigade Mike Grant. Ministrja Kodheli i falënderoi ushtarakët e Gardës së Nju Xhersit për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë deri tani për Forcat e Armatosura Shqiptare, duke veçuar sidomos arsimimin dhe trajnimin e 24 oficerëve të rinj shqiptarë në Shkollën e Përgatitjes së Oficerëve në Nju Xhersi. Ministrja e Mbrojtjes kërkoi që ky program pilot të kthehet në një program të vazhdueshëm.

Ndërsa gjeneral brigade Grant vlerësoi bashkëpunimin midis Gardës së Nju Xhersit dhe FA Shqiptare dhe theksoi se bashkpëunime të tilla janë shumë të rëndësishme për të dy palët jo vetëm për shkëmbim eksperiencash, por njkohësisht i shërbejnë edhe të ardhmes, duke krijuar miqësi të forta e të qëndrueshme.

Kodheli leksion në Këshillin e Atlantikut
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli gjithashtu dha një leksion në Këshillin e Atlantikut ku foli mbi ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor të kërcënimeve në pjesën Lindore dhe Veriore të kufijve të Aleancës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'