Në kërkesën e ministres Kodheli thuhet se dekorimi i kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha bëhet me motivacionin: “Për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje”.
Propozimi i ministres Kodheli vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Statusit ”Dëshmorët e Atdheut” për t’i shpallur dy pilotët, “Dëshmorë të Atdheut”.
Në propozimin dërguar presidentit të Republikës thuhet gjithashtu se kapiten Floran Jahja Delia dhe toger Donald Vesel Hoxha, kanë qenë ushtarakë të devotshëm, pilotë të talentuar dhe gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për të tjerët.
Dy pilotët humbën jetën 6 ditë më parë, pas rrëzimit të helikopterit të Ushtrisë EC 145, në ujërat e Liqenit të Shkodrës.
Redaksia Online
Shqiptarja.com