Kodheli: Padi për “Corriere”
nuk kishim delegacion në samit

Kodheli: Padi për “Corriere”<br />nuk kishim delegacion në samit
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mohuar në mënyrë kategorike që në samitin e zhvilluar në Milano të ketë pasur përfaqësues shqiptar krah delegacioneve të huaja. Reagimi i Kodhelit erdhi pas një artikulli të gazetës italiane “Corriere della Sera” që në një shkrim për këtë samit thotë se “në kuadër të samitit euro-aziatik që u zhvillua në Milano, delegacioni shqiptar është larguar për në Liguria. Një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”. Kodheli tha po përgatitet padia për lajmin e publikuar në median italiane. “Zyra ime ka ngritur padinë për lajmin e “Corriera della Sera”.

Nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar në atë samit. Zyra e Ministrisë së Mbrojtjes po bën gati padinë për gazetën italiane”, tha Kodheli. Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate sqaron se Shqipëria nuk është pjesë e forumit të Euro-Azisë, ndaj asnjë përfaqësues i Ministrisë apo qeverisë shqiptare nuk ka qenë pjesëmarrës. “PD duhet të informohet përpara se të bëjë deklarata qesharake që synojnë jo vetëm të keqinformojnë publikun, por dhe të nxjerrin Shqipërinë si vend të papërgjegjshëm në forume ndërkombëtare”, sqaron ministria.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim