Kodheli: Pilotët treguan guxim në aksionin antikanabis në Shkodë

 
TIRANË, 26 Gusht /ATSH- I. Vata/-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pritur sot në një takim të veçantë pilotët që vunë në rrezik edhe jetën e tyre në aksionin antikanabis të ndërmarrë prej disa ditësh nga Policia e Shtetit  në qarkun e Shkodrës.
"Sot prita në zyrën time pilotët të cilët vunë jetën në rrezik në aksionin antikanabis të ndërmarrë nga Policia e Shtetit në veri të vendit", shkruan Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në faqen e saj në Facebook.
"I falënderova për punën e tyre të jashtëzakonshme jo vetëm në këtë rast, por edhe në aksionin e ndërmarrë vetëm pak kohë më parë në Lazarat. Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja në emër të tyre, më siguroi se "ata plumba prekën metalin, por jo guximin dhe dëshirën tonë për të vazhduar luftën për vendosjen e rregullit dhe shtetit ligjor". Shumë faleminderit djema!" shkruan Kodheli në postimin e saj. /m.m/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë