Kodheli: Po hartojmë strategjinë e
sigurisë, nuk cenohet Nishani
Projektligji i ri për forcat e armatosura, ka shkaktuar dje një debat të ashpër në Kuvend ndërmjet ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Arben Imamit.
TIRANE- Projektligji i ri për forcat e armatosura, ka shkaktuar dje një debat të ashpër në Kuvend ndërmjet ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Arben Imamit. Në fjalën e saj në aulën e Kuvendit, Kodheli theksoi se gjendja e Forcave të Armatosura në momentin kur ajo mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes ishte në gjendje katastrofike.
Ndaj kësaj situate, ajo e quajti domosdoshmëri një ligj të ri për Forcat e Armatosura dhe deklaroi dje se ai nuk prek asnjë kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por për Ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, është procedura që parashikon ky ligj, ajo që cenon kompetencat e kreut të shtetit. “Ne po hartojmë një strategji të re të mbrojtjes që duhet të ishte hartuar nga ju sapo vendi u anëtarësua në NATO. Ju, në jo pak raste keni shkelur Kushtetutën, dhe keni keqpërdorur institucionin e presidencës. Asnjë përgjegjësi kushtetuese e Presidentit nuk do të preket.
As edhe një e vetme. Hapeni Kushtetutën e lexojeni nenin 92/b dhe nenin 169”,- u shpreh Kodheli. Pas kësaj deklarate të PD-së reagoi ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Sipas tij, në nenet që përshkruajnë dhe ndryshojnë procedurat duke i hequr kompetenca presidentit. “Nëpërmjet neneve që përshkruajmë dhe ndryshojnë procedurat, hiqet përmbajtja e kompetencave presidenciale, të cilat janë të dhëna me Kushtetutë. Besoj që kjo është ajo më e rëndësishme”,- u shpreh Imami.
Nuk kanë munguar as pak sekonda dhe filluan replikat personale mes ish-ministrit Imami, i cili deklaroi ndër të tjera se infrastruktura ushtarake po përdoret si infrastrukturë për transport të lëndëve narkotike dhe ministres Kodheli që kërkoi nga mazhoranca reflektim. “Zotërinj deputet, nëqoftëse ka një gjë që mund të nga largojë nga NATO, është ajo që po ndodh sot. Infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret për infrastruktura të transportit të lëndëve narkotike, dhe për këtë duhet të vijë dhe të flas ministrja këtu”,- shpreh Imami.
Por kësaj deklarate të Imamit iu kundërpërgjigj Kodheli, e cila e cilësoi fjalën e ish-ministrit si abuzim me parlamentin. “Edhe njëherë, reflektoni me zë të lartë dhe hajde të diskutojmë reformat në këtë fushë siç i takon nderi këtij Parlamenti. Dhe mos abuzoni me djemtë që rrezikojnë jetën siç keni abuzuar deri dje”,-tha Kodheli.
Por për çështjen e ushtarëve në Afganistan reagoi edhe ish-kryeministri Berisha i cili kërkoi që qeveria t’i përjashtojë ata nga paketa fiskale, pasi ata tanimë tatohen më shumë sesa më parë.
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50