MALI I ZI- Ministrja Mimi Kodheli ka marrë pjesë në e ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore që u zhvillua në Budva të Malit të Zi. Zonja Kodheli duke folur pas takimit u ndal të bashkëpunimi mes vendeve të rajonit për të përballuar edhe sfidat e reja që ka siguria. Zonja Kodheli mes të tjerash u ndal te takimi me homologun e saj turk, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje që parashikon dhënien e e një granti nga qeveria turke për modernizimin e ushtrisë shqiptare.
 
Tema kryesore e diskutimit në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë në funksion të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit përballë zhvillimeve të rëndësishme gjeopolitike.

Ministrja Kodheli në cilësinë e drejtueses së ministerialit SHBA - A5 i vlerësoi konkluzionet e tij të suksesshme dhe shumë të rëndësisshme. Shqipëria gjeti mbështetjen e SHBA në propozimin që vendet e A-5 të mund të marrin pjesë në një mision të atashuar në Resolute Support Mission në Afganistan në përmbushje të detyrimeve të NATO.

Ministrja Kodheli gjatë këtij ministeriali zhvilloi edhe disa takime dypalëshe.
kodheli ne mal te zi
kodheli ne mal te zi
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)