Sekretari Zannier dhe Ministrja Kodheli kanë shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe në rajon, si dhe diskutuan për bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-në për reformat e ndërmarra në Shqipëri dhe gatishmërinë e Organizatës për të vijuar të ndihmoje procesin zgjedhor në vend, edhe përmes vëzhgimit të zgjedhjeve të ardhshme kuvendore.
Sekretari i Përgjithshëm ka sjell ndërmend kontributin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për shkatërrimin në mënyrë të sigurt të municioneve konvencionale të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme në vend duke shkëmbyer ide me ministren për sfidat transnacionale , përfshirë këtu sigurinë kibernetike , dhe për mënyrat se si OSBE-ja mund të ndihmojë në trajtimin e tyre.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli i ka shprehur mirënjohje Organizatës për mbështetjen e saj të vijueshme për vendin.
Redaksia Online
D.M/Shqiptarja.com