SHBA - Në vizitën e saj në SHBA Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takoi homologun amerikan Chuck Hagel. Zëvendësimi i armatimit të vjetër me ato të standarteve të NATOS dhe modernizimi i FA, ka qenë kryefjala e bisedës mes dy homologëve, ku Kodheli ka njohur Hagel me projektin konkret që Ministrja e Mbrojtjes shqiptare ka ndërrmarë në këtë pikë. Edukimi dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë ka qenë një tjetër temë e bisedimeve të ministres Kodheli me homologun Hagel.
Ndërsa njohu sekretarin amerikan të Mbrojtjes, me ftesë të së cilit ndodhet në SHBA, lidhur me reformat e ndërmarra deri më tani në këtë fushë, ministrja Kodheli theksoi angazhimin e vendit tonë në kuadër të aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo është vizita e parë zyrtare bilaterale pas 10 vjetësh në Departamentin e Mbrotjes që Ministria e Mbrotjes Mimi Kodheli kryen. Kjo e funidt , do të realizojë një sërë takimesh me personalitetet më të larta amerikane.
Para dy javësh, sekretari amerikan Hagel, i ka dërguar një letër falënderimi ministres Kodheli për kontributin e dhënë nga ana e shtetit shqiptar në luftën kundër ekstremistëve xhihadistë të ISIS në Siri dhe Irak. Në letrën e Hagel, theksohej se Shqipëria është një nga vendet e para e cila u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Ministrja e Mbrojtjes u takua me ndihmës sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland.
/Shqiptarja.com

FOTO