TIRANE - Kryetari i PS Edi Rama ka mbledhur dje grupin parlamentar ku është diskutuar për seancën e ditës së enjte ku pritet të votohet për kodin civil dhe kodin e procedurës civile.

Në mbledhje është diskutuar fakti se me këto ndryshime bankat lejohen të shesin objektet e vëna në hipotekë për kredi jo deri në 65% të vlerës siç ka qënë në ligjin e vjetër por deri në 40%.

Çka sjell dhe dëmtimin e klientëve, pasi ka dhe efekt prapaveprues ligji. Rama ka mbajtur komisionin e ligjeve dhe atë të ekonomisë më shumë për të diskutuar dhe nesër pritet që sërish grupi të mblidhet për të diskutuar e vendosur votën kundër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)