Byroja e Kuvendit ka ndëshkuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, sa herë që maxhoranca ka bërë një kërkesë të tillë. Që kjo të mos ndodh, Partia Demokratike ka gjetur hapësirë në Kodin e Sjelljes së Deputetëve që pritet të miratohet, për të bërë një ndryshim thelbësor sa i përket organit që do të jap masa ndëshkimore.
Në seancën e 26 shkurtit, me konsensus Balla-Spaho u vendos që miratimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve të shtyhej për një seancë tjetër pasi Partia Demokratike do të bëjë disa propozime të saj.
Amendamenti kryesor i Partisë Demokratike propozon që vendimet për ndëshkimin e deputetëve të mos i marrë Byroja e Kuvendit ku shumicën e ka Partia Socialiste, por të jetë Këshilli i Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin ai që do të marrë vendimin.
Këshilli i Rregullores është organ me përfaqësim të barabartë maxhorancë-opozitë, çka do të thotë që për të ndëshkuar një deputetë do të duhet që të dakordësohen të dyja palët. Partia Demokratike e konsideron këtë propozim si më të rëndësishmin, pasi i heq maxhorancës mundësinë që të ndëshkojë përfaqësues të opozitës sa herë që Partia Socialiste do të kërkojë të përjashtojë një deputetë opozitarë.
Që prej vitit 2013 kur e majta mori votëbesimin për të formuar maxhorancën qeverisëse, deputeti më i ndëshkuar është Sali Berisha dhe pas tij, Flamur Noka.
Aktualisht, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është me 9 anëtarë nga 10 gjithsej. Vakanca është krijuar pas dorëzimit të mandatit të deputetit demokrat, Eduard Halimi.
Kodi i Sjelljes së Deputetëve është miratuar në parim në seancën e 26 shkurtit. Votimi nen për nen dhe në tërësi nuk është parashikuar të ndodh as këtë të hënë në seancë parlamentare.
Votimi në tërësi pritet të ndodh pasi palët do të kenë bërë të gjitha propozimet. Kodin e Sjelljes së Deputetëve është një dokument i prodhuar nga misioni i OSBE-së që në vitin 2013 dhe ende pritet miratimi i tij.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.7%
-
Jo
22.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15