Edi Rama ka paraqitur sot pasi ka takuar ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt në zyrën e tij, Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili vjen si një reformë e re në drejtësi.
Reformë që merret pikërisht me represionin që drejtësia preventive zbaton prej kohësh, duke sjellë një përpasje jo të vogël në vend.
Manovra e Edi Ramës, që u bë publike në një auditor ku ishte kupola e drejtësë së re, erdhi më shumë si një lëvizje diplomatike sesa një manovër ligjore. E cila sipas të gjitha gjasave do të hapë polemika e përplasje në orët në vijim.
I gjithë ky draft i madh që në fakt është thuajse i gjithë Kodi, ku ndërhyn për të ndërprerë inormalitetet e represionit të drejtësisë preventive, vjen si një tekst i hartuar nga juristë të elitës europiane, përkatësisht nga Italia e Franca.
Të cilët janë pajtuar ose lejuar nga qeveria e Emannuel Macron-it dhe Giorgia Melonit. Pasi, duke qenë pjesë e stafeve të ministrive të drejtësive të këtyre vendeve europiane, kanë pasur edhe lejen përkatëse të qeverive të tyre, ndoshta edhe mbështetjen financiare.
Shto këtu edhe partneritetin e Këshillit të Europës, krijohet kështu një kordon diplomatik delikat që ka shoqëruar gjithë këtë proces.
Përkatësisht procesin e nisjes së një reforme që të frenojë euforinë e SPAK në një sulmi frontal ndaj qeverisë.
Natyrisht ky është një proces majft delikat, i cili sot u shpall, e sipas gjasave do të ketë edhe një “stuhi perfekte” apo blitzkrieg agresiv, siç është paralajmëruar në rrjetet “investigative”.
Deri në protestën e paralajmëruar sit ë fortë më 5 tetor, tensioni pritet të arrijë në kulm, por Rama i është përgjigjur politikisht dhe diplomatikisht.
Me një manovër që ka një bashkëautorësi italo-franceze, që nuk është gjë tjetër veçse një aleancë e fortë për të siguruar fuqizimin e garancive të Shqipërisë në BE.
Natyrisht kjo nismë nuk ka ardhur pa negociata paraprage e të vështira, ç’ka duket edhe tek konkluzioni i arritur se me hyrjen e Koditt ë ri të Procedurës Penale, nuk do të ketë veçori prapavepruese për aktet e kryera deri tani në kundërshtim të ligjit kur të hyjë në fuqi.
Që në fakt është jo vetëm një padrejtësi e madhe, por edhe një thikkë që rrotullohet në plagën e atyre që e kanë vuajtur drejtësinë preventive drakoniane.
Gjasat janë se ky draft do të shërbejë në një kohë kur drejtësia speciale nuk do të jetë në veprim, se do i kenë mbaruar afatet.
Ndaj është një lëvizje më shumë diplomatike sesa juridike, sidomos kur kjo shpallje “rastisi” në ditën e takimit inagurues me ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë dhe ardhjes në Shqipëri të “kryeministres” së fuqishme të Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen./TemA





Komente
Komento