TIRANË - Punëmarrësit që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit publik nuk do të kenë të drejtë të rikthen në punë. Qeveria ka bërë ndryshime në Kodin e Punës, pikërisht në nenin 146 të tij që përcakton detyrimin e punëdhënësit në rast të largimit të padrejtë të punonjësit të tij nga detyra. Në ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Punës, mësohet se nga neni përkatës që mbron të drejtën e punëmarrësit është hequr dispozita që i rikthente atë në punë, me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Projektligji aktualisht është duke u diskutuar në parlament.
Nenit 146 të Kodit të Punës i është hequr paragrafi i cili e rikthen punonjësin në detyre dhe është lënë vetëm pjesa ku atij i jepet e drejta e fitimit të një page mujore. Në draftin e mëparshëm është përcaktuar se
: “Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën detyrohet ti japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike , kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim”.
Por në projektin që është duke u diskutuar në parlament mësohet se është hequr paragrafi i dytë i cili i jep të drejtën punëmarrësit të rikthehet në detyre.
Nga ky ndryshim preket një kategori jo e vogël punonjësish, si mësues, infermier, policë, ushtarakë dhe sanitarë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44