Kodi i ri: Punonjësit të bëjnë 200
orë shtesë, në të kundërt largohen

Kodi i ri: Punonjësit të bëjnë 200<br />orë shtesë, në të kundërt largohen
TIRANE- Të gjithë punonjësit që largohen nga puna nuk mund të rikthehen më në atë vend që kanë punuar më parë. Ndryshimet në Kodin e Punës që po diskutohen në Komsionet Parlamentare parashikojnë që punëdhënsi të ketë më shumë të drejtë për sa i përket largimeve nga puna. Edhe në rastet kur një punonjës fiton gjyqin, atëherë nuk mund të rikthehet në punë, por do të marrë një dëmshpërblim. Gjatë diskutimeve në Komsionin e Punës, deputetet e opozitës e kanë kundërshtuar ketë pikë, duke kërkuar që të rikthehen pasi shkelen të drejtat e punonjësve.

“Tashmë nuk do të rikthehet në punë. Në asnjë rast nuk është rikthyer deri tani. Propozimi ka ardhur nga sektori privat. Nuk e detyron askush nje person privat që ta riktheje në punë. Nuk praktikohet rimthimi në vendin e punës. Jepet dëmshpërblimi, por s’mund të detyrohet punëdhënësi. Edhe kur ka vendim të formës se prerë, atëherë dëmshpërblehet. Gjykata vendos në bazë të kodit. Detyrohet punëdhënsi të mbajë barrën dhë ta dëmshpërblejë”, - u shpreh zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale Gentiana Sula. Por deputet kanë rënë dakort që te ketë disa ndryshime, që në rast se largoheni nga puna për arsyje politike, atëherë të keni të drejtë për t’u rikthyer. Gjithashtu me kodin e ri, punonjësit do të jenë të detyruar të bëjnë deri në 200 orë shtesë punë në vit.

Gratë

Një tjetër shqetësim i deputetëve të opozitës është dhe rikthimi në punë i grave pas shtatëzanisë. Kjo sipas Albana Vokshit është një tjetër heqje të drejte pas uljes së pagesës së barrëlindjes.“Neni 43, largon gruan nga puna kur ajo dëshiron të punojë. I jepet e drejtë punëdhënsit që të mos e kthejë e punë kur ajo do të kthehet. Ulen përfitimet për lejen e lindjes. Pagesa mbi pagën neto dhe jo mbi atë bruto. Përfitimet për gratë shtatëzëna është ulur me rreth 30%”,- u shpreh Kryetarja e Komisionit të Punës dhe Shëndetësisë. Zëvendësministrja Gentiana Sula u shpreh se do të propozojnë ndryshime në këtë pikë, ndërkoh që tha se “të drejtate  grave do të mbrohen me akte nënligjore”.

Personat me aftësi të kufizuar

Deputetet në Komsionin e Punës kanë pranuar se punësimi i personave me aftësi të kufizar ka dështuar për të dyja qeveritë. “Punësimi i personave me aftësi të kufizuar nuk është respektuar as në kohën tonë as në kohën tuaj”, u shpreh Vokshi. Zëvendësministrja Sula, garantoi se shumë shpejt do të rregullohet ligji që 1 në 25 persona të jenë të punësuar nga shtresa e aftësisë së kufizuar.






Redaksia Online
(Gre.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene