Kodi i ri Zgjedhor, eurodeputeti i PPE: Votimi i shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit rrezikon të bllokojë Konferencën e parë ndërqeveritare

Kodi i ri Zgjedhor, eurodeputeti i PPE: Votimi i shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit rrezikon të bllokojë Konferencën e parë ndërqeveritare

Michael Gahler

1601908458_MichaelGahlermep.jpg

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE (simotra e PD) në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka reaguar për votimin e Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend, duke thënë se sipas tij është shkelur marrëveshja e 5 qershorit dhe me këtë veprim shton se rrezikohet të bllokohet dhe të shtyhet Konferenca e parë ndërqeveritare si hapi i parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

 “Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, shkruan eurodeputeti.


Lajmi kryesor:

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Topalli: Pazare për të ruajtur karrigen e tyre! Mediu: Rama vulosi turpin e tij për të vjedhur zgjedhjet


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë