TIRANE- Kodi i Sjelljes i hartuar nga
OSBE dhe i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë do të sintetizojë ato rregulla dhe ligje për parlamentaret shqiptarë në një dokument të vetëm. Në një intervistë për “A1 Report” deputeti socialist Eduard Shalsi, njëherësh edhe kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, tha se Kodi i Sjelljes vjen për të gjykuar jetën e secilit parlamentar e për të disiplinuar ata që hera herës shkaktojnë konflikte.
“Nuk është një dokument që do të kontrollojë parlamentarët por është një normë është një standard mbi të cilin do të gjykohet jeta e secilit prej parlamentare”, tha deputeti Shalsi.
Por ky Kod duket se nuk është pritur aq mirë nga Demokratët, madje kreu i Grupit Demokrat Edi Paloka e cilëson qesharak këtë dokument, ndërsa shton se ata nuk do ta votojnë.
“Parlamenti shqiptar nuk ka këtë problem, nuk është problemi i kodit të etikës, duhet të mos shahen deputetët me njëri tjetrin, mos shahen por mund të rrihen, këto kushte ky kodi i etikës do duket qesharak, duket një tallje. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e gjërave që janë krejtësisht fasadë, fallco për këtë parlament. Këtu bëhet fjalë për mbijetesën e opozitës”, u shpreh deputeti Paloka.
Por ky cilësim i bërë nga kolegu tij për Shalsin konsiderohet i pavend.
“Nuk dua ta besoj që epiteti që i paska vënë këtij kodi kolegu im i PD të jetë i vërtet kjo do të thotë që nuk je i përgatitur për të qenë pjesë e një parlamenti ku normat etike jo vetëm duhen respektuar por duhen bërë gurë themeli për sjelljen e çdo parlamentari”, reagoi deputeti Shalsi.
Deputetëve do t’u ndalohet përdorimi i telefonisë celulare në ambientet e sallës së Parlamentit. Ata duhet të jenë të veshur me kostume, dhe në rast se do t’iu japin dhurata për shkak të detyrës, duhet t’i refuzojnë, ose do të përdoren për qëllime të Kuvendit. Për fyerje dhe sharje mes ligjvënëseve, Kodi i referohet rregullores ku parashikohet përjashtim deri në 10 ditë dhe sanksione financiare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.3%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56