Kodi IMEI, PD: Rama do përgjimin
e qytetarëve, kërkon të dijë gjithçka

Kodi IMEI, PD: Rama do përgjimin<br />e qytetarëve, kërkon të dijë gjithçka
TIRANE - Partia Demokratike ka vazhduar me azkuat se kodi personal IMEI do të sjellë fundin e privatësisë. KOordinarja për mediat në selinë blu, Silvi Bardhi ka thënë se sipas ekspertëve mjafton kombinimi i programit me kodin personal IMEI, dhe të tjerët mund të të përgjojnë.

“Edi Rama dhe Ministrja kushërirë mendojnë ndryshe. Ata paturpërisht po mundohen ti hedhin hi syve shqiptarëve, duke thënë se kodi IMEI i cdo personi që ka një celular, u duhet për tjetër gjë.  Botërisht dihet se ky kod, është rruga më e sigurtë e gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të telefonave, mesazheve, e bisedave, pra cdo lloj komunikimi.  Kjo është arsyeja që edhe Gjykata e Drejtësisë e Luksemburgut ia ka ndaluar qeverive të Bashkimit Europian të kenë akses në kodin IMEI”, ka thënë Bardhi.

Sipas selisë blu qeveria kërkon të dijë cfarë mendojnë, cfarë flasin e cfarë komunikojnë qytetarët e vendit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

 Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne