Kodi Penal dhe Antimafia, Qefalia
gjuan Islamin me stilolap
Debate të ashpra në komisionin e Ligjeve në Kuvend, gjatë diskutimit për dy ligjet, atë të Antimafias dhe të Kodit të Procedurës Penale. Opozita ikën pas vrasjes në Durrës.
TIRANË - Debate të ashpra në komisionin e Ligjeve në Kuvend, gjatë diskutimit për dy ligjet, atë të Antimafias dhe të Kodit të Procedurës Penale. Gjatë diskutimeve, një debat i ashpër është bërë mes deputetëve Xhemal Qefalia i PS-së dhe Kastriot Islami i PD-së. Gjatë debatit, deputeti Qefalia ka qëlluar me stilolaps ndaj Islamit.
Diskutime të ashpra janë bërë edhe mes deputetit demokrat Oerd Bylykabashit dhe kreu të komisionit, Fatmir Xhafaj. Sipas Bylykbashit,
OSBE-ja dhe ambasada e SHBA-së, i kanë sjellë 2 milionë shuplaka.
Po gjatë diskutimeve, ka ndërhyrë edhe deputeti Kastriot Islami. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe socialisti, Xhemal Qefaliaj, dhe gjatë debatit ky i fundit ka gjuajtur me stilolaps Islamin. Deputeti demokrat i ka kërkuar llogari Qefalisë, duke i thënë: “Po bën të fortin” dhe përgjigja e deputetit socialist ishte: “Po”.
Pas këtij momenti, kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj ka kërkuar që të ruhet gjakftohtësia, pasi sipas tij në këtë çështje duhet të jenë të qartë.
Ndërsa deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se, “jemi mledhur që të diskutojmëe përtej këtyre ekstremeve të dëmshme”. “Ky debat nuk është çështje votash. Korrupsioni përfshin edhe pushtetin lokal”, ka thënë Vasili.
VRASJA NË DURRËS, OPOZITA BRAKTIS KOMISIONINNdërkohë që pas vrasjes së një nxënësi në Durrës, opozita ka vendosur që ta braktisë komisionin. Ka qenë deputeti Eduard Halimi ai i cili ka deklaruar se, "në Durrës është vrarë një nxënës në shkollën profesionale “Beqir Çela” dhe se policia nuk po mbron jetën".
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5298
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15