Kodi rrugor, PS e PD
konsensus për ndryshimet

TIRANË - Kuvendi votoi sot edhe ndryshimet në “Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”. Ndryshe nga buxheti, këto ndryshime morën 115 vota pro dhe asnjë kundër.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli lexoi edhe disa ndryshime në përbërjen e komisioneve kuvendore.
Kështu në komisionin për veprimtari prodhuese vendin e ish deputetit Ilir Beqja e zë deputeti Ilir Shalsi, ndërsa të ish deputetes Ermelinda Meksi e zë Mimi Kodheli.
Po kështu, me propozim të grupit kuvendor demokrat në krye të delegacionit të përhershëm pranë OSBE-së emërohet Mesila Doda dhe vendin e ministrit aktula Bumçi në këtë delegacion e zë deputetja demokrate Adriana Gjonaj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti