Kjo pamje, e filmuar sot gjatë një transmetimi live në Report TV tregon në të gjithë thjeshtësinë e qartë paradoksin në të cilin gjendet opozita PD-LSI për shkak të zgjedhjes së vet. Ndërsa Lulzim Basha bën politikë në rrugë duke takuar ndonjë tregtar dhe duke folur me gazetarët, brenda Kuvendit shumica socialiste dhe opozita parlamentare vendosin të ardhmen e ligjit elektoral. Një ligj thelbësor për demokracinë e vendit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme në votimin e të cilit Partia Demokratike e Bashës nuk merr pjesë për shkak të vendimit të çmendur për të bojkotuar parlamentin.  

Nëse PD e Lulit dhe LSI e Monikës nuk do të kishin djegur mandatet e tyre në shkurt të vitit të kaluar, jo vetëm që PS nuk do të kishte votat për të modifikuar në korrik Kushtetutën dhe të eleminonte koalicionet paraelektorale me listat përbërëse (formulë favorizuese për koalicionet e bashkuara), por sot do të ishin në Kuvend për të kushtëzuar me votat e tyre edhe ndryshimet e kodit zgjedhor. Djegia e madateve i vetëpërjashtoi nga i vetmi vend ku vendosen rregullat e lojës, pra nga parlamenti. Eshtë e kotë të pretendosh sot që modifikimet e vendosura nga Rama janë antikushtetuese, pasi siç të gjithë e dinë si modifikimi i kushtetutës, ashtu dhe kodi i ri janë plotësiht kushtetues sepse u votuan nga e vetmja mazhorancë që kushtetuta njeh, pra shumica parlamentare. Cdo gjë tjetër është vetëm propagandë dhe dizinformacion. Ose ndoshta inat sepse u kuptua shumë vonë autogoli i bërë dhe se PD rrezikon të paguajë duke humbur edhe zgjedhjet e ardhshme. Asnjëherë më shumë se kësaj radhe vlen shprehja “ata që mungojnë e kanë gjithmonë fajin”.