Kodi Zgjedhor përplas deputetët e opozitës, Stojku: Ndryshimet nuk prekin 5 qershorin! Vokshi: Po, me të dyja këmbët! Sandër Lleshaj ka shkelur ligjin me ndryshimin e adresave

Në studion e emisionit "Pa protokoll" në Report Tv ka pasur përplasje mes ish-deputetes së PD Albana Vokshi dhe deputetit të opozitës jashtëparlamentare Edmond Stojku, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas propozimit të Partisë Socialiste.

Vokshi ka deklaruar se marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët, mirëpo një mendim ndryshe nga ajo ka pasur Stojku. Ai tha se sipas tij marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur dhe se është pro votimit të draftit në Kuvend.

"Do të desha ta nis vetëm me një pyetje për panelin. Marrëveshja e 5 qershorit mes opozitës është votuar në parlament dhe ka marrë formatin ligjor me 84 vota e sipër. Nëse paneli se njeh parlamentin, por vetëm 82 vota nuk kuptoj si arrijnë ta pranojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Nëse nuk bëjmë bisedë serioze e cila niset nga numrat që përbëjnë një parlament nga votime që kanë numra të caktuar votimi. Marrëveshjen e 5 qershorit të bërë me opozitën parlamentare ne kemi qenë ato që e kemi mbështetur.

Kjo marrëveshje e 5 qershorit nuk shkelet me ndryshimet në Kod. Për këtë ndryshim nuk mbaj përgjegjësi dhe nuk jam i detyruar të jap shpjegime sepse nuk është ky problemi. Nëse nuk marrim në konsideratë faktet të cilat kemi prezente nuk do dimë të ndërtojmë një bisedë.

Nesë kemi zbatuar çdo marrëveshje të mbështetur nga ndërkombëtarët në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Unë ta saktësoj këtë. Unë nuk jam anëtar i Komisionit të Ligjeve, dhe kam bërë vetëm një koment në mbyllje të mbledhjes. Që do të thotë se 2 deputetët e tjerë të grupeve parlamentare dolën nga salla", tha Stojku.

Mirëpo kjo deklaratë i tij ka sjellë reagimin e Vokshit, e cila e bën fajtor atë dhe kryeministrin Edi Rama për ndryshimet, ndërsa shton se të dy do të "ndëshkohen".

"Ça deputetësh janë këto. Marrëveshja shkelet me të dyja këmbët. Ju zoti Stojku bashkë me Ramën jeni fajtorë dhe do të ndëshkoheni. Deputeti betohet mbi kushtetutë për interesin publik. a është betu zoti Stojku. Ky nuk është interes publik por privat.

A shkelet kjo marrëveshje. Është shkelur me të dyja këmbët se nuk e thotë vetëm opozita, por Soreca dhe ambasadorët. Gjithë bota e di tashmë që Edi Rama është politikani më i pabesë në europë. Opozita parlamentare nuk ka qenë e unifikuar asnjëherë. Nëse ne do të jemi gjithmonë në këtë tension bisede nuk do merremi vesh", shtoi Vokshi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Ndryshimi i adresave, drejtori i sistemeve: Nuk ka ndryshuar qendra e votimit! Vokshi: Keni shkelur ligjin ti dhe Sandër Lleshaj (VIDEO)

Ndryshimi i sistemit të adresave është bërë temë debati mes të ftuarve në studion  e emisionit "Pa protokoll" në Report Tv .

Vangjush Stavro drejtor i sistemeve informative DPGJC teksa ka shpjeguar sistemin me ri të adresave ka thënë se nuk është ndryshuar qendra e votimit të zgjedhësve, mirëpo kjo është kundërshtuar nga ish-deputetja Albana Vokshi e cila deklaron se është sheklur neni 15 pika 3.

Vokshi ka hedhur akuza duke thënë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një krim pasi ka ndryshuar vendbanimin e qytetarëve pa dijeninë e tyre dhe kjo sipas saj përbën një vepër penale.

"Ligji është mbi gjithçka dhe nuk mund të bësh sistemin sepse thua ashtu dua unë.

Ligji thotë se kur ndryshon vendbanimin automatikisht ndryshon dhe qendra e votmit. Kur ti ndryshon vendbanimin pa pëlqimin tim shkon në burg se ke kryer vepër penale. Me migrimin e vendbanive a shkel nenin 15 pika 3?

Ti mua nuk ma ndryshin dot adresën sepse shkel nenin 15.3, sepse e ke bërë pa dëshirën time. Mos shpëto me adresa zgjedhore. Por për atë të vendbanimit. Keni shkelur ligjin, ti dhe Sandër Lleshaj", tha Vokshi.

Kurse Stavro ngul këmbë duke thënë se me ndryshimin e sistemit të adresave nuk është ndryshuar qendra e votimit të zgjedhësve.

"Skemi ndryshuar asnjë qendër votimi as në fshat as në qytet. Elementët e adresës janë përditësuar. Mund ta verifikoni. Qendra e votimit nuk mund të ndryshojë dhe nuk është ndryshuar.  Jo nuk është shkelur ai nen. Mund të shihni menjëherë qendrën e votimit adresën e banimit", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 02/10/2020 22:15

    Burri Vokshi do 700 gra e nuk ja dalin vec po e lodhi Ver Llapa ke 21 dhjetori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja