Kodin rrugor, ndryshojnë
rregullat për autoshkollat

Kodin rrugor, ndryshojnë<br />rregullat për autoshkollat
TIRANE-Komisioni i ligjeve kalon me konsensusin e mazhorancës dhe të opozitës projektligjin për “Për disa ndryshime dhe shtesa në kodin rrugor të Shqipërisë. Në këtë pr/ligj parashikohen dhe ndryshimet e rregullave për autoshkollat.

Kodi rrugor, është një nga ligjet që kërkojnë shumicën e cilësuar në parlament dhe për të cilën mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për ti miratuar në parlament.

Ndryshimet synojnë kryesisht përmirësimin e veprimtarisë së autoshkollave në vendin tonë. Në këtë procedurë parashikohet ndryshimi i nenit 121, "autoshkolla", i cili parashikon rregullimin e procedurave për dhënien e lejeve për personat juridikë apo fizikë që do të merren me kryerjen e kësaj veprimtarie.
 
Zv ministri i Ekonomisë Eno Bozdo prezantoi ndryshimet e këtij pr/ligji.  “Projektligji njeh kufizimin gjeografik të autoshkollave, ashtu siç ka qenë; gjithashtu i cilëson si licenca të grupit të tretë, çka do të thotë licenca që trajtohen nëpërmjet QKL-së dhe jo vetëm nëpërmjet QKL-së. “- tha Bozdo.

Javën e kaluar parlamenti kaloi kodin ajror, kodin detar dhe kodin hekurudhor.

Për këto ligje palët gjetën kompromis, duke vendosur që disa prej tyre të kalojnë në Kuvend brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa të tjerat, si kodi penal apo 'Gjykata administrative', do të përfshihen në kalendaret tre javore me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda muajit mars të vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së