Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga (VIDEO)

TIRANË -81 vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë, është qëlluar me çekiç në kokë nga 64 vjeçari, Isuf Hasa, i cili është arrestuar nga policia.  

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë. 

'Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja  e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar)  në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen', tha ai.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë (13 janar) siç u raportua dhe në Report Tv, Xhemal Meta kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit. Xhemal Meta, prej vitesh jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët jetojnë në Tiranë, përfshirë edhe bashkëshorten. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar

1736960356_page.jpg

Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar foton e autorit Isuf Hasa, 64 vjeç, i cili vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta. Meta u gjet i pajetë më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë. 

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen. 

Ora 17:20
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau

Autori Isuf Hasa
 

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë. 

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori i dyshuar, Isuf Hasa është arrestuar. Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë. 

' Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.
 
Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i  posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe  dokumentimin ligjor të rastit.Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja  e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar)  në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen', tha ai.

Ora 15:27
Tiranë/ Vrasja e 81-vjeçarit pranë banesës në Zall-Bastar, shoqërohet një person në polici

1736958508_xhemalmeta.JPG

Viktima Xhemal Meta

Një person i dyshuar si autor i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjin të Tiranës është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje. Deri tani, nuk ka fletë arresti për të, po punohet nga blutë për ta dokumentuar ngjarjen, raporton gazetari Sokol Dema.

Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë. Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi dëmtime pas kokës së të moshuarit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditja me sende të forta.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

CNN: Elon Musk tentoi të marrë në dorë sistemin shtetëror që menaxhon 5 trilionë dollarë 

CNN: Elon Musk tentoi të marrë në dorë sistemin shtetëror që menaxhon 5 trilionë dollarë