Koha për karnavale! 'Pushtohen' nga
ngjyrat e shumta rrugët e Brazilit

Koha për karnavale! 'Pushtohen' nga<br />ngjyrat e shumta rrugët e Brazilit
Koha për karnavale!
 
Ngjyra të shumëllojshme, kostume fantastike, dekorime dhe inskenime madhështore, muzikë samba e plot ritme, kanë dominuar festën e karnavaleve në Brazil. Mijëra njerëz, anëtarë të trupave të ndryshme artistike në Rio de Janeiro, kanë performuar nëpër rrugët e qytetit duke i dhënë këtij vendi një atmosferë tepër festive.
 
Rreth gati 1 miliard dollarë janë derdhur për organizimin e një prej festave më të famshme në Brazil.
 
Duhet thënë se këtë vit ato janë zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë për shkak të trazirave dhe vrasjeve, në shtetin fqinj Espirito Santo e cila ishte diçka e pritshme pasi masa të shtuara pati edhe gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2016.
 
Populli i Brazilit  ndodhet në një situatë jo shumë të mirë. Ekonomia është zhytur në recesion, duke çuar në njoftimet e përditshme të shkurtimeve të vendeve të punës por edhe në Sao Paulo ku gara e shkollave të Samba e cila ka filluar të premten është shoqëruar me shumë shi dhe bubullima.

 Por pavarësisht kësaj atmosfera ka qenë e mrekullueshme ku nuk ka munguar spektakli dhe performancat e jashtëzakonshme. 

[gallery]21214[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë