‘Koha për të rifreskuar kujtesën’, Rama nxjerr videon për akuzat e opozitës për përmbytjet: Më e keqja ka ikur ka kohë (VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i kthejë përgjigje të gjithë akuzave të mbërritura në drejtim të tij gjatë ditëve të përmbytjeve me anë të një video.

Bëhet fjalë për video nga pamja nga një nga rrugët e qytetit të Vlorës, ku ka bërë krahasimin se si përmbytjes gjatë qeverisjes së shkuar dhe si është tani.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave rreshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë "përmbytjen" e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s'e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

1610434534_Ram.JPG

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2021 02:32

    Z.Rama,ndryshimi I mire duket dhe bravo,por kam dy keshilla:1-Me natyren mos bej krahasime,se sot te kursen,neser te shkaterron,eshte e paparashikueshme forca e saj dhe vendi ku do te godase rradhen tjeter.2-Kujdes me krahasimet, se po behesh si Enveri qe I krahasonte ndryshimet dhe ne vitet 80' me ato te 39'.Kur punon mire leri shqiptaret te te vleresojne punen e menyra me e mire eshte vota.

    Përgjigju
  • landi: 12/01/2021 18:40

    NE FUSHATE PS VETEM te nxjerre kete video,, dhe i ka te fituara zgjedhjet...

    Përgjigju
  • vera: 12/01/2021 18:37

    BRAVO EDI RAMA ,,VAZHDO INVESTIMET,,JE KRYEMINISTRI ME I MIRE QE KEMI PARE,,TE TJERET PARA TEJE ISHIN LLUM-,CECEN,-HALE--HAJDUTE --KRIMINELE,,,,VETEM PUNO ME SHPEJT ,,QE TE KAPIM 30 VJET KOHE TE HUMBUR...ATO PROJEKTET E PORTIT TE DURRESIT,, VLORES,,SARANDES,,DHE TE TJERA ISHIN FANTASTIKE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?