Koha po ngadalësohet dhe një ditë do të ndalojë

Koha po ngadalësohet dhe një ditë do të ndalojë
Koha do të ndalojë dhe i gjithë kozmosi do të ngrijë në vend. Në fakt, koha ka nisur që tani të ecë më ngadalë.

Kjo është hipoteza e një grupi shkencëtarësh nga Universiteti i Salamankas. Sipas tyre, koha ka nisur të ngadalësohet me një ritëm të paperceptueshëm për njeriun, por po ndodh. Një ditë në të ardhmen e largët, shuëm kohë pasi Toka të ketë vdekur, koha do të ndalojë krejtësisht. Pas ndalimit të kohës, gjithçka në Univers do të mbetet e palëvizshme, si në një fotografi.

Kjo hipotezë, sado e çuditshme të duket, përpiqet në fakt të shpjegojë një fenomen që gjithashtu i ka çuditur shkencëtarët, pasi nuk përputhet aspak me ligjet e fizikës dhe megjithatë po ndodh. Universi po zgjerohet gjithnjë e më shpejt, galaktikat po largohen nga njëra-tjetra ndërkohë që, sipas ligjit të gravitetit, gjithçka duhej të afrohej. Pra, në fillim materia që u hodh në kozmos nga Big Bang u shpërnda për shkak të forcës së shpërthimit, sipas hipotezave, shpërndarja do të vazhdonte gjithnjë e më ngadalë, derisa forca që ishte marrë nga shpërthimi të dobësohej dhe ngadalë të niste tërheqja gravitacionale dhe e gjithë material të mblidhej sërish në një pikë.

Por fakti se universi po zgjerohet me shpejtësi në rritje dhe jo në zbritje nuk ka shpjegim të qartë. Deri tani është menduar se hapësira mes trupave që ne shohim mbushet nga një e ashtuquajtur enegji e errët dhe materie e errët, të cilat kanë ligje të ndryshme fizike.

Kurse ky grup i fundit i shkencëtarëve thotë se shpejtësia e universit në shpërndarje nuk po rritet, ashtu na duket ne, ngaqë koha po ngadalësohet. Ne pranojmë që koha nuk ishte dhe u krijua vetëm pas Big Bang-ut, pse të mos pranojmë atëherë që një ditë koha nuk do të jetë më?

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren