Kufizimet e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit nuk e kanë penguar një shkollë të mesme në Gjermani që t’u organizojë një ceremoni diplomimi maturantëve.
Pasi punuan për konceptim për katër muaj, drejtuesit e shkollës u mundësuan nxënësve një ceremoni aspak të zakontë ku u respektuan rregullat e higjienës dhe distancimi fizik. Gjimnazi në Apolda përdori një hapësirë ku shikohen filma nga makina për të zhvilluar ceremoninë e diplomimit.

Drejtoresha e shkollës Birgit Rosner tha se atyre u desh që të anulonin festivalin që zhvillohej në atë hapësirë dhe kështu u erdhi dhe ideja.
“Në këtë mënyrë na erdhi ideja…Mblodhëm 3,000 euro nga sponsora dhe punuam për një koncept higjiene për katër muaj,” shpjegoi ajo.
Rezultati, diplomimi më “cool” në Gjermani, raporton Bild.

Të 46 maturantët u ulën në karrige, të cilat kishin 1.5 metra distancë nga njëra-tjetra në tre rreshta të drejtuar nga skena. Ndërsa, familjarët e tyre qëndruan në 120 makina pas tyre. Edhe distanca e automjeteve ishte e llogaritur.
Maturantët u thirrën në grupe nga tre, ndërsa familjarët e tyre në vend të duartrokitjeve i shoqëruan me një “valë borish” nga makinat.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për Shqipërinë në BE dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike
23 Shkurt, 19:34
-
Spahiu nga Berlini: Pse në Gjermani sot ishte rekord i pjesëmarrjes në votime për Qeverinë e re
23 Shkurt, 17:53
-
Enver Robelli: Zgjedhjet në Gjermani, qëndrimet e partive politike gjermane ndaj Kosovës
23 Shkurt, 08:43
-
Nesër Gjermania voton/ Zarka: Kemi rritje të ekstremit të djathtë, ja rreziqet! AfD fushatë kundër emigrantëve
22 Shkurt, 15:20
-
Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin nesër qeverinë e re! Sondazhet parazgjedhore nxjerrin Merz në krye me 30% të votave
22 Shkurt, 13:05
-
Nesër mbahen zgjedhjet në Gjermani, analiza e DW: Ja pse janë të rëndësishme për Europën
22 Shkurt, 08:43
-
Sulm me thikë në memorialin e Holokaustit në Berlin, plagoset rëndë një person! Arrestohet autori
21 Shkurt, 21:11
-
Gjermani/ Kandidatja për kancelare e AfD: Weidel jo vetëm ekstremiste e djathtë
21 Shkurt, 11:29
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)
21 Shkurt, 08:38
-
Gjermania voton të dielën, sondazhet: CDU/CSU fituese, Friedrich Merz pritet të jetë kancelar
20 Shkurt, 15:52
-
Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE
20 Shkurt, 13:11
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41