“Jam deputet i Himarës, jam deputet i Sarandës, jam deputet i Vlorës, jam deputet i popullit dhe jam deputet i Partisë Socialiste, i të majtës së bashkuar dhe unë në mënyrë të qartë mund ta deklaroj me përgjegjësi që unë nuk votoj për plehrat në Shqipëri dhe nuk votoj kurrë as në këtë botë dhe as në atë botë për asnjë lloji importi armësh kimike dhe për asnjë lloj mbetjesh të rrezikshme në tokën tonë”, ka thënë ai.
Një tjetër shqetësim që ngriti deputeti i PS në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ishte dhe pjesëmarrje e fëmijëve të deputetëve të PS në protestë. “Gjithë fëmijët e deputetëve të Partisë Socialiste janë në protestë, por jo kundër qeverisë, por për të sjellë idetë e tyre. Duhet të kemi vlerësim dhe respekt për gjithë mënyrën civile që shprehen djemtë dhe vajzat, të rinjtë e këtij vendi që shprehin ndjeshmërinë të tyre për gjithë këtë proces”, tha ai.
INTERVISTA E PLOTE
Dëshiroj që ta hap prononcimin tim me një vlerësim të posatshëm për mënyrën se si është rrezatuar lëvizja e shoqërisë civile, protesta e të rinjve, të rejave përmes të cilës ata kanë siguruar prezencën e vazhdueshme në këtë dialog, kanë siguruar prezencën e mesazheve të dyte të cilat duhet të konsiderohen nga të gjitha palët dhe mundësisë së sillej së mbetjeve të armëve krime në Shqipëri. Kjo është një rezultat i çlirimit të një energjie pas 23 qershorit, ku përfundimisht janë larguar ato pengesa që i ndrydhnin shqiptarwt, për sigurinë, për imazhin e vendit.
Në grupin parlamentar keni debatuar për këtë çështje, çfarë keni kërkuar?
Nuk është një debat i veçantë është një gjë normale dhe e zakonshme që të kërkojmë informacionin dhe të jemi në dije për çështje dhe fiks për këtë çështje kemi marrë informacion dhe jemi interesuar për situatën.
Çfarë informacioni morët?
Ne kemi qenë të interesuar si qytetarë dhe mbetemi natyrshëm të interesuar dhe për këto lloj zhvillimesh kjo është e kuptueshme për të gjithë. Jemi qytetarë të këtij vendi dhe natyrshëm duan të dimë çfarë pasojash çfarë implikimesh kanë këto lloj zhvillimesh në Shqipëri.
Çfarë ju tha Kryeministri Rama?
Ne kemi marrë informacionin e plotë çfarë zhvillimesh ka, çfarë pozicionesh mban Shqipëria.
Mendoni se vendimi do të jetë pozitiv?
Shqipëria dhe Qeveria jonë nuk janë shprehur asnjëherë për një vendim ose për një plan real të sjelljes ose jo të armëve kimike në Shqipëri. Qeveri jonë si dhe të tjera janë kontaktuar nga partnerët ndërkombëtar nga SHBA dhe janë ftuar të marrin pjesë në këtë operacion për eliminimin e armëve kimike të Sirisë dhe qeveria jonë nuk është shprehur në mënyrë konkrete për të bërë këtë punë por është shprehur e gatshme të bashkëpunojë si janë shprehur edhe qeveri të tjera.
Si e vlerësoni mënyrën se si po e menaxhon Rama këtë situatë?
Ky zhvillim, kjo pjesëmarrje e publikut në këtë debat që bëhet, ka debat ka diskutime, ka vlerësime ka konsideratë dhe publiku përmes shoqërisë civile është prezente në këto diskutime. Kryeministri është sjellë në mënyrë shumë të përgjegjshme, të matur dhe të kujdesshme në këtë proces. Ai e ka bërë të qartë qëndrimin e Shqipërisë. Shqipëria në parim është e gatshme të vlerësojë mundësitë e saj, por të njëjtën mendim ka shfaqur Franca, Rumania etj. Shqipëria nuk ka thënë po, do e bëj këtë punë, por ka thënë se si vend aleat do të shqyrtojë mundësitë e saj. Qeveria jonë ka vlerësuar edhe nëse do të ketë një arsye apo arsyet e motivet e nevojshme për të përfshirë opinionin publik dhe Parlamentin kjo do të ndodhë, për sa kohë Qeveria nuk ka gjetur motive ta ndajë me Parlamentin, këto nuk janë çështje që mund të vendosë Kryeministri dhe ministrat, këto vendosen në Parlament dhe në konsultim me publikun.
Për sa kohë Qeveria ka gjykuar se ka parë motivet e mjaftueshme dhe arsyet e mjaftueshme për të përfshijë publikun në këtë diskutim dhe për të fshirë Parlamentin në një vendimmarrje kjo nuk duhet të bëjë që të shqetësohet njeri se diçka po ndodh pa dijeninë e tij.
Pra në një farë mënyre e mbroni strategjinë e zotit Rama për mos dalë publikisht. Po strategjinë e opozitës që është shprehur kundër, madje ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nesër do e shohim se çfarë mashtruesi është Rama?
Gjeja më e papëlqyeshme ishte përpjekja e Berishës për ta politizuar protestën aq të kulturuar, aq qytetare, aq shqiptare, aq patriotike dhe aq demokratik të rinisë dhe të popullit shqiptar në këtë ditë. Saliu është një person i dënuar rëndë në 23 qershor për të gjithë bëmat e tij në qeverisje. Ne nuk kemi harruar dhe nuk do harrojmë të gjithë historitë e tij me kontrabandën dhe trafikun e armëve me lloj- lloj diktatorësh. Askush në Shqipëri nuk harron Saliun e Gërdecit i cili përmes atyre veprimeve të papërgjegjshme vetëm për të bërë para, shkatërroi një fshat të tërë, një zonë të tërë dhe mori jetën e 26 personave. Ne e dimë shumë mirë që qeverisja e tij i hapën dyert gjithëfarësoj plehrash dhe ky person kujtoi se i erdhi zogu në dorë për të rikuperuar veten pas atij dënimi të rëndë që iu bë në 23 qershor. Në fakt do e kuptojë shumë se nuk ka asnjë zog në dorë. Ai thotë se tërë dynjaja do e marrë vesh nesër se nuk ka asnjë zog në dorë sepse gënjeshtrat e tij i kanë këmbët e shkurtra. Çfarë do thotë nesër Saliu po pasnesër, çdo thotë?.
Nuk ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, po dhe nuk ka asnjë të vërtetë në këto lloj shpifjes që bën Berisha. Ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste kemi informacion të plotë për këtë çështje. Qeveria me marrëdhëniet e veta ndërshtetërore ka një komunikim të caktuar, ka një etikë të caktuar, ka një kulturë të caktuar dhe i përmbahet asaj kulture se si funksionojnë qeveritë dhe shtetet. Nëse qeveria do gjejë motive, arsye qëllime, atëherë ajo do i shtrojë këto me vendimmarrje.
A e keni bërë zgjedhjen tuaj? Si do të jetë vota në rast se vjen në Kuvend një projektligj për mbetjet kimike?
Kam një besim absolut të Kryeministri dhe udhëheqësit e koalicionit të majtë dhe jam i sigurt se qeveria nuk sjell vendim për të sjellë armët kimike, se po të ishte ndryshe do të kishe ardhë në parlament. Unë kam ndjekur prononcimet e dy drejtuesve të koalicionit dhe nuk pres që qeveria jonë të sjellë në Parlament ndonjë draft apo projektligj për të sjellë armët kimike në Shqipëri.
Sa informacion keni ju në lidhje me këtë çështje?
Kam thjeshtë informacion si çdo deputet tjetër i Partisë Socialiste, nuk besoj se nesër do të vijë një draft nga kryeministri Edi Rama.
Si do të votoni nëse vjen në Kuvend?
Le të konsiderojmë thjeshtë si teori këtë fakt. Unë dua t’ju kujtoj juve se unë nuk jam deputet i Sirisë jam deputet i Himarës i Vlorës deputeti i popullit i PS dhe i të majtës së bashkuar unë deklaroj me përgjegjësi që nuk votoj për plehrat në Shqipëri dhe nuk votoj as në këtë botë dhe as në atë botë për asnjë lloj imporit armësh kimike dhe mbetjesh të rrezikshme tokën tonë, po të jetë puna. Unë nuk besoj kurrë që nga e majta e bashkuar dhe nga PS qeveria e socialiste nga kryeministri i saj të ketë ndonjëhere ndonjë vendim në dëm të Shqipërisë. Kam besim të plotë të udhëheqësit tanë, të mataria e tyre dhe jam i bindur se vendimi do të jetë në favor të vendit. Nuk i bën dëm e mjata e bashkuar Shqipërisë. Vota ime nuk është votë kunër por është votë pro qeverisë. Kryesministri do të marrë vendimet që janë në interes të vendit. Ai është shumë i matuar i pjekur shumë i maturaur dhe shumë i përgjegjshëm për fatet e vendit. Ai trashëgon situatë krejësiht të komplikuar, një shtet të shkatërruar, një ekonomi të rrënuar si e ka katandisur Sali Berisha me të tijët dhe vlerëson shumjë mirë gjithçka dëgjon shumë mirë popullin e tij interesat e popullit të tij, reagimet e qytetarëve të tij dhe jam shumë i sigurt që do të marri vendimin më të shkëlqyer në këtë situatë.
Mos ne e pamë negativisht këtë ofertë mos nuk kishin informacionin e duhur?
Unë nuk them që ne e pamë as pozitivisht dhe as negativisht. Unë them se qeveria ka parë me shumë maturi dhe është duke e parë me shumë kujdes këtë mundësit të këtij transaksioni të mundshëm. Dhe qeveria siç ka vlerësuar nga Kryeministri dhe kreu i parlamenti Shqipëria do të vlerësojë të gjitha rrethanat mundësitë avantazhet zidavantazhet brisqet prftimet dhe do të japi verdiktin përfundimatar.
Po kostot? Nesë qeveria thotë nesër jo? A do të ketë kosto në marrëdhëniet me SHBA-në?
Nuk besoj se do të këtë kosto sepse marrëvëdhenit midis vendeve tona janë marrëdhënie partneres dhe jo marrëdhënie obligueseve sepse qeveritë llogarin nesh një gjë është e vlefshme dhe me interes atëherë një qeveri përfshihet në të.
A do kishte qenë e udhës që më parë të ishte bërë një referendum. Është edhe një kërkesë e opozitës e dorëzuar në parlament për këtë?
Populli shqiptar e ka bërë referendumin në 23 qershor ku me votën plebishitare kundër plehrave dhe kundër mbetjeve të rrezikshme dhe ngarkoi Edi Ramën, Ngarkoi të majtën ngarkoi koalicionin tonë trupën tonë parlamentareqë ta pastrojnë nga mbetjet toksike dhe lëndët e dëmshme si ato në kuptimin e drejtëpërdrejtë si ato në gjerave të tjera kutohen në gjuhën e figurave. Saliu është i vetmi lajm i keq në këtë histori që u përqoq tq abuzonte me aspiratat e ligjshme të rinisë shqiptare. Këto protesta nuk janë kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit tonë, këto janë protesta që sjellin zërin e publikut në këto ngjarje të zhvillohen. Madje me gjithë komunikim që unë kam pasur me drejtues të këtyre protestave dhe kontaktet me ta kam mësuar se ata janë mbështettës të qeverisë në kuptimin që për të jellë qëndrimet e tyre në këtë proces.
Kemi vend për një teori konspirative. Mos i ka shtyre vetë kryeministri Rama këto protesta që ta kishte më të lehtë përballë amerikaneve?
Në asnjë mënyrë. Duhet të keni vlerësim dhe respekt për të gjithë ndjenjën civile dhe mënyrën si shprehen djemtë dhe vajzat e këtij vendi në mënyrë krejteisht të pavarur shprehin ndjeshmëritë e tyre dhe afirmojnë vlerat e kombit tonë brenda dhe jashtë vendit.
Vajza juaj Besa është bashkuar me këtë reagim. Ajo shkruante se babai im nuk voton kurrë sjelljen e armëve kimike?
Gjithë fëmijët e deputetëve të Partisë Socialiste janë në protestë, por jo kundër qeverisë, por për të sjellë idetë e tyre. Duhet të kemi vlerësim dhe respekt për gjithë mënyrën civile që shprehen djemtë dhe vajzat, të rinjtë e këtij vendi që shprehin ndjeshmërinë të tyre për gjithë këtë proces. ....
Ambasadori Arivu ka thënë që SHBA do të zhgënjehej nëse shqipëria thotë jo?
Shqipëri mund të thotë po ose jo është një cështje që duhet të kemi durimin të presim sigurisht që nuk është në diskutim shkalla e rrezikshmërisë ose detajet teknike të këtij procesi sepse do të ishin në diskutim në rast se qeveria do ta konsideronte pozitivisht këtë mundësi.
Kur ambasadori thotë do të ketë një zhgënjim nuk e ka personal?
Nga sa i kam ndjekur unë reagimet e qytetarëve sigurisht janë disa elemtë që duken qartazi që janë elementë të perceptohen si shumë të rëndësishëm nga opinioni i brendshëm dhe kryesisht nga shqiptarët ccështje që kanë lidhje me imazhin me nderin e kombit dhe ccështje që kanë lidhje me jetën e njerëzve. Këto ccëshje kanë sensibilite krejtësisht të pagjykueshme. Flas për këto gjera që unë kam ndjekur për këtë pjesëmarrje të rinisë sepse është rëndësishme që qytetarët janë të përfshirë dhe për çfarë kanë përfaqësuar këto demonstrata.
Këto kanë qenë ato tre ccëshje themelore ku janë mbështuar kërkesat dhe prithsmëritë e tyre.
Është bukur që është protestuar kështu nga një shoqëri që ishte vlerësuar si inerte?
Kjo ka sjellë liri në vend edhe besimin e publikut tek demokracia e brendshme, tek mundësitë tonë për të ndërtuar n një të ardhme të mirë për vendin për të tashmen dhe për brezat që do të vijnë. E vetmja gjë e vjetër ishte përpjekja e Saliut për të spekuluar dhe për rikuperuar atë shkatërrim që pësoi më 23 qershor. Është një përpjekje e pa shpresë e tij, nuk ka asnjë hapësirë për të në këto zhvillime, këto nuk janë zhvillime që vejnë në kryq qeverinë tonë që të konsiderojë edhe opinionin publik. Qeveria jonë është në punë edhe është shumë e angazhuar dhe shumë serioze me të gjithë partnerët ndërkombëtar.
A kemi ne detyrime morale dhe jo morale ndaj SHBA-së nuk ka Shqipëria?
Është një çështje që i takon qeverinë nëse do eci në drejtim e shqyrtimin të mundësisë për të thënë një po dhe këtu do të fillojë dialogu me publikun dhe me Parlamentin. Për sa kohë që Qeveria nuk ka një po, ky dialog nuk mund të hapet.
Çfarë do të thoni për këtë që i kërkojnë zotit Rama të kthejë një përgjigje?
Unë dua të them që zoti Rama, Kryeministri e ka shprehur shumë qartë që para shumë ditëve edhe në grupin parlamentar të PS edhe në media e ka shprehur se qeveria deri të premten do të vlerësonte vetë shanset e kësaj gjeje dhe nuk dua që të interpretohet kjo sikur Rama është në presionin e këtyre protestave. Nuk është qeveria jonë nën presionin e këtyre protestave. Qeveria jonë i konsideron të gjitha mesazhet që vijnë nga faktorët e shoqërisë shqiptare, të gjitha opinionet e qytetarëve, shoqërisë dhe i vlerëson këto për të marrë një vendim në favor të vendit.
Qëndrimi është thjesht kundër, të thuash jo ndaj këtij propozimi?
Përtej gjithçkaje, unë jam një qytetar dhe kam të drejtë të kem një perceptim që mund të jetë në vetvete i drejtë, i menduar mirë, mund të mos jetë edhe i tillë. Kjo nuk do të thotë se ajo që mendoj unë është gjëja më e mirë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)