Kokëdhima:Me Doshin vetëm drekë
shoqërore, vlerësoj ministrat e qeverisë

Kokëdhima:Me Doshin vetëm drekë<br />shoqërore, vlerësoj ministrat e qeverisë
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima në një konferencë për mediat, ka bërë të ditur edhe bashkëbisedimin e tij të djeshëm në Kuvend me kolegun e mazhorancës Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj kryeministrit Edi Rama.
 
Kokëdhima ka sqaruar se dreka mes tij dhe Doshit ka qenë tërësisht shoqërore, duke shtuar se ky është një veprim tërësisht normal mes dy kolegësh.

“Më vjen keq që me një drekë shumë shoqërore kam mësuar se janë bërë spekulime.  Është dreke shoqërore mes kolegësh kam bërë edhe një shpjegim për këtë çështje, nuk do të doja të shtoja asgjë tjetër për këtë çështje sepse nuk ka gjë tjetër për të shtuar.  Është një veprim krejtësisht normal të takosh një koleg. Unë nuk e kam bërë drekën e djeshme me ndonjë simbolikë të caktuar, në lidhje me situatën e djeshme. E kam bërë se dëshiroja të rrija me këtë deputet.” tha Kokëdhima
 
Ndërsa sa i përket komunikimit mes tij dhe Doshit në sallën e parlamentit, deputeti Kokëdhima tha se e ka  pyetur vetëm nëse mund të drekojnë bashkë.

“Në parlament i thash “a mund të kalojmë drekën bashkë”. Ai kishte planifikuar një qëndrim me një deputet tjetër, i thash nuk ka problem të tre.” tha ai
 
I pyetur në lidhje me ndryshime në qeveri, që ka kërkuar Doshi, Kokëdhima tha se nuk pretendon që kabineti qeveritar të jetë i përsosur, por nënvizon se deri më tani puna e Ministrave ka qenë e kënaqshme.

“Unë si deputet jam i sinqertë me ju kur shikoj një punë që nuk shkon si duhet nuk e akumuloj por e them vërejtjen, këshillën, mendimin me një frymë shumë shoqërore. Jam i kënaqur nga ky lloj komunikimi. Nuk them që nuk ka vend për rregullime se nuk jemi të përsosur. Unë konstatoj që ministrat janë në detyrë për të bërë më të mirën. Unë kam vlerësim për Ministrin e Financave, për punën e tij përkushtimin në detyrë, në zbatimin e ligjeve dhe rregullave të shtetit në çdo rast. Jam mbështetës i punës së tij pa asnjë ekuivok.” u shpreh deputeti Kokëdhima

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk