Kokëdhima në linjën e Berishës:
Kanabisi rrezikon zgjedhjet

Kokëdhima në linjën e Berishës:<br />Kanabisi rrezikon zgjedhjet
Njëri do të mbahet mend gjatë për fushatën epike për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, ndërsa tjetri për mbrojtjen shtetërore të Republikës së Drogës në Lazarat, por sot, që të dy, vajtojnë në një llogore zgjedhjet e rrezikuara nga kanabisi.

Ata janë Koço Kokëdhima dhe Sali Berisha, dikur kundërshtarë, por prej disa muajsh të bashkuar në luftën për pushtet kundër Edi Ramës. Tingëllon groteske dhe paradoksale, por Koço Kokëdhima, i cili me fushatën kombëtare për legalizimin e kanabisit vuri në siklet të madh qeverinë dhe Partinë Socialiste para ndërkombëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, dje ka deklaruar se zgjedhjet e 18 Qershorit rrezikohen nga fuqia financiare e kanabisit.

Gjatë një takimi me disa qytetarë në Durrës, të paraqitur si socialistë, Kokëdhima, në një gjatësi vale me retorikën dhe linjën e Sali Berishës, ka dhënë alarmin se mafia e drogës ka një fuqi financiare e dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë etj. “Zgjedhjet, të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit!

Socialistëve të Durrësit u thashë se mafia e drogës ka sot një fuqi financiare të pakrahasueshme dhe është në gjendje të afektojë zgjedhjet, parlamentin, qeverinë, mediat, drejtësinë dhe të gjitha institucionet e tjera të vendit. Edhe zgjedhjet e 18 qershorit janë të rrezikuara nga fuqia financiare e Don Kanabisit!”, ka pohuar Kokëdhima.

Ndërkaq, në muajin prill të vitit 2015, kur Kokëdhima nuk ishte përjashtuar ende nga Partia Socialiste, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka dhënë një mesazh të fortë, duke e konsideruar si nxitës i qytetarëve për t’i hyrë rrugës së një ekonomie të paligjshme.

“Ndaj shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë menduar se ai i vjetshmi ishte vetëm një aksion, apo që kanë marrë kurajo për të mbjellë kanabis, qoftë edhe të nxitur nga debate për legalizimin e hashashit, askush të mos i hyjë kësaj rruge duke mbjellë kanabis, sepse është rruga e krimit”, ka deklaruar ministri. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë

GOLAT/ Shkëlqen Mbappe, Real Madrid fiton 4-2 kundër Sevillas dhe lë Barçën në vendin e tretë