‘Koka bën koka pëson’, DPSHTRR: Nga 118 shoferë të regjistruar për të rimarrë patentën pasi humbën pikët, vetëm 13 prej tyre kanë kaluar
Pamje gjatë një prej provimeve për rimarrjen e patentës
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar sot shifra nga rezultatet e provimeve për personat që kanë tentuar rifitimin e patentës pas humbjes së gjithë pikëve për shkak të shkeljeve të bëra.
Nga 182 riregjistrime të kryera në total, vetëm 13 prej tyre kanë arriitur ta rifitojnë Lejen e Drejtimit ose thënë ndryshe vetëm 6.5%.
Në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e institucionit, thuhet se personat të cilët konsiderohen si shkelës të rëndë të rregullave të riqarkullimit do duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë.
Njoftimi i Plotë nga DPSHTRR:
Nga 182 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Leje Drejtimit, vetëm 13 veta kanë rifituar Leje Drejtimin, ose sa 6.5%!
Vetëm 3 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 10-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 12 veta!
S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Koka bën, koka pëson!
Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim
Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon.
Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja‼️
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.2%
-
Jo
18.8%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)
28 Prill, 16:20
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara
28 Prill, 12:16
-
Djali i Tom Doshit aksidentoi biznesmenin me gruan dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë
23 Prill, 11:03
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 16 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 12 automjete të bllokuara
21 Prill, 11:10
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
-
Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)
11 Prill, 15:34
-
Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete
7 Prill, 11:18
-
30 mijë gjoba për një javë, specialisti i ‘Rrugores’ në ‘Përballje’: Përdorimi i celularit shkaku kryesor i aksidenteve! Eksperti: Duhen më shumë kontrolle në rrugët rurale
25 Mars, 14:46
-
Në një javë/ Policia rrugore e Tiranës ‘dynd’ me gjoba shoferët, 5 të arrestuar
17 Mars, 10:06