"Koka e prerë” e Ilir Metës në 
 ekspozitën e Lume Blloshmit

 ekspozitën e Lume Blloshmit">
TIRANE- Fotografi me kokën e prerë të Ilir Metës, vendosur në një karrige ku qafa e tij kalon në një mbështetëse të grisur: anash tij dy politikanët më të njohur të vendit, Sali Berisha dhe Edi Rama... Ky është instalacioni që drejtuesit e Galerisë së Arteve nuk kanë lejuar “kurrsesi” të fotografohej dje nga mediat. Fotomontazhi i piktores së madhe Lumturi Blloshmi shpreh një satirë të drejtpërdrejtë e të mprehtë politike. Aty shihen kryeministri aktual Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha që qëndrojnë “në mënyrë komode” anash karriges me “kokën e prerë” të Ilir Metës, i cili në realitetin historik ka qëlluar të jetë herë bashkëpunëtor me njërin e herë me tjetrin në situatat të vështira politike.

ekspozita ilir meta

A është Ilir Meta “një krah i fortë” i politikës shqiptare apo një viktimë e saj, nis diskutimi me këtë vepër arti. Kryeministri aktual i vendit Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha janë konceptuar si skajet e ndryshme të së njëjtës peshore nga piktorja Blloshmi, e cila për koincidencë ka sjellë në Galerinë Kombëtare artin e 25 vjetëve demokraci. E njohur me emrin e artit Lume Blloshmi, artistja ka dhe një histori persekutimesh të kohës së diktaturës në jetën e saj familjare. Ajo është vajza e xhaxhait të poetit të vrarë nga diktatura, Vilson Blloshmi.

ilir meta ekspozita

Por ajo vetë, asnjëherë nuk ka mbajtur qëndrime të njëanshme për personalitete të caktuara të politikës për shkak të kësaj. Ajo ka vetëm një etalon me të cilat i mat njerëzit, atë të vetin, logjikën, shpirtin, cilësitë, aftësitë dhe vlerat njerëzore. Ka vetëm një gjuhë unike nga ajo që shumica e njerëzve pak e njohin, atë të estetikës, filozofisë dhe diturisë. Njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, falë të cilave bashkëbisedon me literatura të mëdha, Lume Blloshmi bashkëjeton me vlerat e një tjetër universi, pa kompromise. Këto cilësi dhe talenti e kanë bërë të jetë artisja më e dashur e plejadës së piktorëve të njohur shqiptarë edhe në kohën e diktaturës, që nga Abdurrahim Buza, që e ka përfytyruar që në lice se do të ishte një “tigër” i pikturës, sicc e ka përshkruar në një portret që ia ka bërë vitet 1962 e deri tek Buron Kaceli, Sali Shijaku dhe Ali Oseku.

ilir meta ekspozita
 Foto të tjera..

Duket pak çudi ndalimi i fotografimit të ekspozitës, kur sot pas konferencës për shtyp do të ndodhë, por me sa duket piktura ka më shumë për të thënë rreth politikanëve me veprat e artit të Lume Blloshmit. Në këtë vepër arti “koka e prerë” e Ilir Metës e bën atë të ndihet një viktimë… Blloshmi ka një cikël të plotë me temën e politikës në këtë eskpozitë. Prezanton në ekspozitën e sotme fotomontazhe të tjera të politikanëve, për të cilat as vetë piktorja nuk lejon marrjen e fotove. “Kështu e ka kontrata. Stop, të lutem”, tha. Por do të mjaftonte një koment spontan i saj për të kuptuar se artisja ka një seri kritikash, ironish e satirash për politikën shqiptare, si atë aktuale dhe atë të djeshme.

Ngjitur me fotomontazhin: Sali Berisha-Ilir Meta-Edi Rama, është edhe një foto që bashkon në një të vetme demonstratat e pas demokracisë me një mini-kornizë me foton e çiftit të politikanëve Ilir dhe Monika Meta. Piktorja Blloshmi ka pikturuar në mes të fotos një fytyrë butaforike që simbolizon klithmën popullore dhe në të njëjtën tablo ccifti i politikanëve Meta kanë pozuar në një fotografi. Ja komenti i artistes për ta: “Populli vuan, fshatarët dalin në fotografi”.
 
Gjuha e artistes
 
Artistja Lume Blloshmi ka një aftësi të veçantë nga njerëzit e tjerë, flet më shumë me gjuhën e artit sesa me fjalë. Vështirë ta zbërthejmë të gjithë sintaksën e gjuhës së saj artistike. Por ajo mbetet artistja e surprizave ,e qindra performancave dhe veprave të artit, ku rreth 15 vepra të saj ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare. Me këtë ekspozitë, Blloshmi na fton një dialog të hapur dhe në debat të madh politik dhe social. Pra nuk janë vetëm Kama Sutra, Obsession - The Pyramid; The utopian Road; Ambiguity; Paradox; Duality; It’s a Ëonderful Life; Is’t a men’s ëorld apo dekorata në seks e vënë ne autonudon e vet, që do të na surprizojnë sot në ekspozitën e  Lumturi Blloshmit në GKA, është edhe kjo vepër e guximshme.

Në pamje të parë vështrohet si një instalacion satirik për tre politikanët që luajnë rol në jetën e vendit dhe ekspozohet për herë të parë. Lumturi Blloshmi rikthen sot në Galerinë Kombëtare pas disa vitesh mungese 25 vjet art performer të saj, art mbresëlënës që shijohet si për herë të parë edhe në këtë rishfaqje të përmbledhur.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)      

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)