Sipas gazetarit polak Mateusz Ligęza nga Radio ZET, lojtarët e përfaqësueses polake të futbollit do të përfitojnë rreth 4.2 milionë dollarë nëse skuadra arrin të sigurojë një vend në Botërorin 2026. Kjo shumë përbën rreth 40% të fondit prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA u jep ekipeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve të turneut.
"Nëse Polonia avancon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Shoqata Polake e Futbollit (PZPN), afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve të garantuar që FIFA do t'u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Kupës së Botës", shkroi Mateusz Ligęza nga Radio ZET në profilin e tij në platformën 'X'.
Për të përfituar këtë bonus të majmë, futbollistët e Polonisë duhet të fitojnë kundër Shqipërisë në ndeshjen e parë play-off që luhet më 26 mars në Varshavë, për të marrë biletën e finaleve play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi.
Polakët sigurisht që nuk do e kenë të lehtë, pasi kombëtarja e Shqipërisë shkon me synimin e qartë për të bërë historinë në këtë event dhe për të siguruar për herë të parë një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Jeśli Polska awansuje na mundial, kadrowicze mają otrzymać od PZPN bardzo dużą premię - to ok. 40% od gwarantowanych 10,5 mln dolarów, które dla uczestników fazy grupowej MŚ wypłaci FIFA. @RadioZET_NEWS
— Mateusz Ligęza (@LigezaMateusz) March 11, 2026
Komente








