Koka: Guroret larg vendbanimeve
moratorium gjuetisë
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar nga qeveria pjesë e së cilës është vetë, vullnet të gjerë politik, për spostimin e guroreve që kanë impakt negativ në mjedis, në një zonë të largët nga ajo urbane.
PËRMET- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kërkuar nga qeveria pjesë e së cilës është vetë, vullnet të gjerë politik, për spostimin e guroreve që kanë impakt negativ në mjedis, në një zonë të largët nga ajo urbane.
Sipas ministrit Koka, kjo është në fakt ndër sfidat më të rëndësishme të ministrisë, që kërkon vullnet politik të qeverisë sepse ka një numër të madh guroresh në të gjithë vendin dhe impiante me dimensione të mëdha, të cilat kërkojnë impenjim financiar për t’i çuar në zona ku të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nga Përmeti ku ndodhej për një takim me krerët e Shërbimeve Pyjore Rajonale dhe atyre mjedisorë, ministri Koka është ndalur, edhe tek moratoriumi i gjuetisë. Për ministrin, ky moratorium është një masë radikale por e domosdoshme, pasi janë 74 mijë armë gjahu të dhëna nga Ministria e Brendshme, edhe pse jo të gjitha shfrytëzohen për gjueti.
Kjo masë sipas Kokës, nuk shërben thjesht në frenimin e gjuetisë së paligjshme, por do vazhdojë më pas me disa rregullime në ligjin e armëve, ku do të bëjë të mundur, kontrollin më efikas pasi mjaft shpendë apo kafshë autoktone të vendit, tashmë janë drejt shfarrosjes dhe një pjesë e tyre janë shfarrosur.
Si objektiv ne kemi mbarështimin e tyre për ti bërë fëmijët tanë në fund fare të mos i shohin fazanët vetëm përmes librave, por ashtu siç i kemi parë edhe ne apo prindërit tanë në natyrë”, është shprehur ministri Koka në Përmet.
Ministri Koka ka folur edhe për pyjet ku pranoi se janë dhënë me koncension mjaft pyje apo dhe keqshfrytëzimi i lumenjve. Koka garntoi se shumë shpejt do të evidentohen këto koncensione të dhëna të çdo lloj natyre dhe marrja e vendimeve, do të jetë tërësisht radikale me qëllim, rikthimin në identitet jo vetëm Përmetit, por gjithë Qarkut të Gjirokastrës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21