Koka: Janari i 2016, fillimi i moratoriumit mbi pyjet, do të zgjasë deri në vitin 2026
TIRANË, 7 Tetor/ ATSH/ – Kreu i ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, në një dalje publike te merkuren tha se në gjithë vendin llogariten 300 mijë familje që përdorin lëndë drusore për ngrohje. Këta qytetarë do të mund ta blejnë këtë produkt vetëm përmes pushteti vendor, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin e […]
/ ATSH/ - Kreu i ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, në një dalje publike te merkuren tha se në gjithë vendin llogariten 300 mijë familje që përdorin lëndë drusore për ngrohje. Këta qytetarë do të mund ta blejnë këtë produkt vetëm përmes pushteti vendor, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin e pyjeve, tha ai.
"Në rastin në fjalë do të kërkohet që të jetë bashkia ajo që do të evidentojë ekzaktësisht cilat janë zonat që kanë nevojë për rigjenerim. Pikërisht këtë lëndë drusore ta përdorë për furnizimin e këtyre banorëve, që në një rast apo tjetrin do të jenë blerës të ligjshëm të kësaj lënde drusore dhe me kosto shumë të ulët", tha ministri Koka.
Kreu i ministrise se Mjedisit tha se do të stimulohet importi i lëndës drusore përmes uljes së taksave, në mënyrë që qytetarët por edhe subjektet të plotësojnë nevojat e tyre. Nga ana tjetër, janë me qindra subjekte minerare të cilat kanë shfrytëzuar pyjet, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor.
"Janë rreth 400 miniera apo hidrocentrale që nuk kanë lidhur marrëveshje me ministrinë e Mjedisit, qe janë pajisur me leje shfrytëzimi vite më parë. Nga ana tjetër, nuk kanë shlyer detyrimin ligjor për të rimbjellë atë sipërfaqe që kanë dëmtuar. Kompanitë që kemi kontaktuar janë dakord të vijnë e të rilidhin kontratë në ministrinë e Mjedisit dhe të aprovohet në Këshillin e Ministrave për të mbjellë sipërfaqet e dëmtuara", tha Koka.
Sipas tij, pushteti vendor do të administrojë të gjithë sipërfaqet e pyjeve dhe do përcaktojë zonat ku mund të ndërhyhet për prerje.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
52.2%
-
Jo
39.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën
25 Nëntor, 08:20
-
Lituani, avioni i mallrave DHL përplaset me ndërtesën 2 katëshe në Vilnius e shpërthen në flakë! 1 i vdekur, 2 plagosen, piloti nxirret i gjallë
25 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Borrell: BE gati të sigurojë 200 milionë euro për ushtrinë libaneze
25 Nëntor, 08:12
-
Lufta/ Nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus: Evropa rrezikon dëme katastrofike nëse vazhdon të mbështes Ukrainën
25 Nëntor, 07:59
-
Afera 'Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim
25 Nëntor, 07:48
-
Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike
25 Nëntor, 07:37
-
Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot
25 Nëntor, 07:14
-
Ditë ideale për njohje dhe bashkëpunime të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
25 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42