ELBASAN - Fillimi për ndërtimin e fushës së mbeturinave është komentuar edhe nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, teksa mori pjesë në mbjelljen e fidanëve me pisha në Kodër Krastë të Elbasanit.
 
Duke u ndalur tek ndotja, edhe pse nuk përmendi kompaninë Kurum si një nga shkaktarët kryesorë të saj në këtë qytet, pohoi se një grup ekspertësh nga Ministria e Mjedisit ndodhet në Elbasan dhe do t’i japë një herë e mirë fund ndotjes që shkaktohet nga industria e rendë në këtë zonë.
 
Ministri u ndal edhe tek investimi për fushën e mbetjeve në këtë qytet. 
 
Qyteti i Elbasanit sipas statistikave është një ndër më të ndoturit në Evropë, ndërsa kompania Kurum është një ndër shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të ndotjes.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)