Koka pret Rauning: Qëllimi ynë 
arritja e standardeve drejt BE-së

Koka pret Rauning: Qëllimi ynë <br />arritja e standardeve drejt BE-së
TIRANË - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti në një takim Ambasadorin e OSBE-së, Florian Rauning me të cilin diskutoi mbi vlerësimin e riskut të korrupsionit në fushën e mjedisit. Rauning gjatë fjalës së tij e vlerësoi punën e Ministrit të Mjedisit në këto 20 muaj në vendin tonë.

Ndërsa, Ministri Lefter Koka tekas falënderoi ambasadorin Rauning për mbështetjen dhe sugjerimet e vlefshme, tha se është punuar shumë për ndarien e menaxhimit nga kontrolli.

Koka tha se detyra e Ministrisë së Mjedisit është rritja e performancës së institucioneve më qëllim që të arrijë standardet e Bashkimit Europian.

Është punuar shumë për ndarjen e menaxhimit nga kontrolli. Detyra jonë është rritja e performancës së institucioneve. Jemi të ndërgjegjshëm se duhet të punojmë akoma për të përmirësuar legjislacionin në fushën e mjedisit. Qëllim arritja e standarteve të Bashkimit Europian”, - tha Koka
 
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Shtetit për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën