TIRANE- Një sasi kokainë që sapo ishte përpunuar në laboratorin e Kokainës në Xibrakë të Elbasanit, është dërguar në Gjermani nëpërmjet korrierëve, ndërkohë që sasia prej 18.5 kg kokainë e pastër e bllokuar dje, po përgatitej të dërgohej sërisht. Sasia e mësipërme e drogës, është vërtetuar se u përpunua nga dy kolumbianët e arrestuar, ndërkohë që është kapur brenda në makina teksa automjeti po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës. Brenda në makinë janë kapur dhe një sasi prej 364 mijë euro.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se grupi vepronte në mënyrë të organizuar dhe tepër të sofistikuar. Duke ju referuar gjithmonë kërtyre burimeve personat e arrestuar fiknin të gjithë numrat telefonike, për t’ju shmangur vëzhgimit apo ndjekjes së mundshme nga policia. Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Olsian Çela, të dyshuarit kishin role të ndryshme në këtë rrjet, sigurimin e mallit, përpunimin e tij, përzierjen, gjetjen e transportuesve, shitjen si dhe sigurimin e mjeteve financiare. Këto detyra pritet të zbardhen pas komunikimit të akuzave dhe marjes në pyetje të tyre.