Kokaina,Basha nxjerr dokumentin:
Kompania 97 rrugë në Kolumbi

Kokaina,Basha nxjerr dokumentin:<br />Kompania 97 rrugë në Kolumbi<br>
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për sasinë rekord të kokainës të kapur në Durrës, duke u shprehur se kjo fut në sherr klanet e drogës në qeveri, ndërsa publikon një dokument, ku sipas tij, tregohet se kompania, ku u prodhua lënda narkotike, 'Arbri-Garden' ka bërë 97 rrugë në Kolumbi.

Duke komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Basha thekson se i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Lidhur me këtë, kreu demokrat shtron pyetjen se cilin klan duhet të besojmë, atë të Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt.

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali. Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij. Sic demonstron dokumenti më poshtë:https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645”, shkruan Basha në ‘Facebook’.


basha fb
basha
(Reagimi i Lulzim Bashës për kokainën)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj