Kokaina, Basha: U kap hamalli,
jo bosi, Rama-Xhafaj të implikuar

Kokaina, Basha: U kap hamalli,<br />jo bosi, Rama-Xhafaj të implikuar<br>
Kuvendi në seancën e sotme është përfshirë nga akuzat dhe debatet e forta në lidhje me sasinë rekord të 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës pak ditë më parë. Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Xhafaj si të implikuar. Basha u shpreh se u kap vetëm hamalli dhe jo bosi i kokainës, ndërsa meritë për operacionin sipas tij kanë ndërkombëtarët dhe jo pala shqiptare.

Edi Rama e nisi me marijuanën dhe vijoi me kokainën. Opozita ka paralajmëruar se ka tre laboratorë të përpunimit të kokainës, dhe ja ku erdhi droga. Cilat janë faktet që Rama, Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen ti fshehin? Policia deklaroi se kokaina kishte vlerë 180 mln euro, kontenieri qëndroi prej datës 19 shkurt në Durrës në pritje të zhdoganimit. Një kërkim i thjeshtë se janë bërë 97 rrugë në Kolumbi. 613 kg nuk janë të Arbrit. Partnerët kishin informuar për të shkuarën kriminale të Çekajt. Një nga të arrestuarit, shoferi në faqen në Facebook shkruan se ‘transportoj miell për partizanët’. Kush janë partizanët e vërtetë, kush e financoi këtë operacion? Kush garantoi siguri?

Reagimi i parë i Xhafës ishte përgëzimi i policisë dhe partnerëve, Rama tha dicka krejt të kundërt, tha se operacioni u krye vetëm nga pala shqiptare. Në mbrëmje Xhafaj i ra hasha deklaratës së mëngjesit. Bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër që duhet prerë me të paktën 6 herë, do të shkonte në laborator në Shqipëri. Është fakt, që për cdo ngarkesë që kapet, 10 kalojnë. Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të kompanisë? Pse pronari e la më shumë se një javë në port, duke ditur ngarkesën.

Pronari i kompanisë është sinjalizuar prej vitesh te autoritetet shqiptare si i dyshuar dhe përfitues i trafikut të kokainës, pse Rama mohoi bashkëpunimin me partnerët. Linja e drogës funksionin që nga ardhja në pushtet e Ramës. Kokaina u kap vetëm pasi Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë. Kapet shoferi dhe hamalli, ata që mund të tregojnë bosët, ia mbathin dhe shoferi thotë malli është i partizanëve. Nuk e di nëse e ka fjalën për pasardhësit e komunistëve, apo ndonjë ekip futbolli me vëllanë e kryeministrit".

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, me Bashën replikoi kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. Ai akuzoi se në kohën kur Basha ishte ministër i Brendshëm në 2010 është kapur sasia më e pakët e heroinës dhe kokainës në Shqipëri. “Ke 5 vite dhe vetëm hallin tënd. PD është një e keqe e madhe për Shqipërinë. Do të bëj një krahasim, kur ishte Olldashi sasia e kapur është njëlloj sa sot. 2010 është viti më i dobët i kapjes së heroinës dhe kokainës. Në 2007 dhe në 2017 sasia e kapur ka qenë e njëjta 127 kg, vetëm kur ishte Basha ministër i Brendshëm në 2010 ka qenë më e pakët sasia e kapur e kokainës dhe heroinës në 10 vite, ka pasur, por zotëria nuk ka vepruar. Në 2005 deri në 2013 kanabisi u tolerua” tha ai.

Balla kërcënoi edhe Berishën teksa i kujtoi deklaratat për Lazaratin.“Berisha deklaroi se ishte vendim politik për të mos ndërhyrë në Lazarat.  Ti kujton se do ia hedhësh pa u lagur për këtë vendim politik? Të shohim të shohim, por nuk besoj. Çkeni keni bërë ju me lojërat e fatit, tani do të hapen petët e byrekut”.  Berisha u kundërpërgjigj “Taulant Ballës mund t’i përdorni mbiemrat që vijojnë; Taulant Gjura pasi me pasaportë diplomatikë kaloi Fatos Gjurën në kufi, një nga narkotrafikantët. Trajneri i klubit të Librazhdit është arrestuar me shoferin e Ballës tek Tre Urat. Nëse ka njeri histori me drogën, ai është Taulant Gjura, Taulant Hoxha, Taulant Trajneri” akuzoi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar vëllanë e kryeministrit për kokainën në Durrës, ndërsa u shpreh se xhaxhai i pronarit të kompanisë Arbër Çekaj, ka qenë kryetar i PS në Tropojë. Ish-lideri i PD theksoi se nga Livorno erdhën sinjale dhe kontenierin e shoqëroi Guardia di Finanza.

Në 19 shkurt erdhi kontenieri, në 24 iku drejtori i portit të Durrësit. Se Olsi donte drogën, por ndërhyjnë ndërkombëtarët, jo po thanë se po presim mos po vijnë bosët. Por bosi ishte partizani, si do të shkonte në port. Bosët janë në zyra, aty shkojnë minjtë.

Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS për Tropojën. Si që shisni kryetarët ju qofshi. Dikush tjetër më erdhi në anti-miting. Por tregoni sa para keni marrë nga ajo kompani. Nga Livorno erdhën sinjale dhe kontenierin e shoqëroi Guardia di Finanza” tha Berisha.

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve