Kokaina, biznesmeni Çekaj
ishte me sinjal ‘Alert’ si trafikant

Kokaina, biznesmeni Çekaj<br />ishte me sinjal ‘Alert’ si trafikant<br>
Zbulimi i 613 kg kokainë në kontenierin me banane duket se nuk ka qenë fare i rastësishëm. Report TV mëson se kompania “Arbri Garden” dhe biznesmeni Arbër Cekaj rezultonin me sinjal alerti në sistemin tonë kufitar por edhe për agjencitë e huaja si person i dyshuar që mund të kryente trafik kokaine.

Për shkak të rrugëve të tij të dyshimta dhe ngarkesave të shpeshta ai ishte vendosur në kontroll të rreptë sa herë kryente lëvizje apo bënte transporte të ndryshme me ngarkesë frutash ekzotike nga vendet Ekuadori apo vende të tjera të Amerikës Latine.

Sinjali i dyshimit për biznesmenin Arbër Cekaj është konfirmuar edhe nga zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili në studion e emisionit “Repolitix” u shpreh se gjetja e drogës nuk ishte aq e rastësishme për autoritetet shqiptare. “Ke një sistem alert për kompani të caktuara, mallra të caktuara dhe persona të caktuara, i cili ishte analizuar” deklaroi ai në Report Tv.

Vetëm vitet e fundit në emër të kompanisë “Arbri Garden” janë kryer 97 rrugë nga Kolumbia në Shqipëri. Kjo kompani është e regjistruar për tregtimin e bananeve dhe frutave ekzotike.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit