1 ton kokainë “CR 7” në Spanjë, zbulohen emrat e dy 'boss'-ëve shqiptarë të arrestuar

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar dje nga policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro.

Sipas medieve spanjolle bëhet fjalë për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën.

Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian.

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. Ajo ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret për lojtarin e famshëm të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

"Koka" shqiptare e grupit dërgonte paratë në Kolumbi

Sikurse është shpjeguar në faqen zyrtare të Prokurorit spanjoll, zbulimi u bë falë “teknikave të ndryshme të policisë gjyqësore, që kanë pikasur secilin prej anëtarëve përkatës, lëvizjet e tyre dhe rolin që kishin”.

"Në këtë mënyrë u bë e qartë se kishte një grup përgjegjës për grumbullimin e drogës në Kolumbi dhe fshehjen e saj në fluturime charter për në Spanjë”.

Pasi mbërrinte në Evropë, kokaina “merrej në dorëzim nga një rrjet që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj, ndërkohë që kreu i grupit, me shtetësi shqiptare, koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorit spanjoll, u zbulua edhe se kishte një grup kriminal “me disa precedentë penalë” që ishin pjesë e strukturës kriminale; ata kishin në dispozicion “kontakte të shumta në trafikun e drogës” në Kolumbi, dhe ndër të tjera garantonin siguri private nëpër lokale të Ishujve Baleare.

Nga të arrestuarit, në Kolumbi u prangos Lelio Nevardo Ávila Santana, ndërsa në Spanjë, në autostradën për në Barcelonë u arrestuan shqiptarët Julian Deblini dhe Dritan Gradica, si dhe spanjollët Rubén Paz Ciprián Muñoz dhe Rubén del Castillo de la Torre.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm spanjoll, në bashkëpunim me DEA-n dhe autoritetet evropiane, do të vijojë hetimet "për të lokalizuar anëtarët e tjerë të dyshuar të organizatës së narkotrafikut”.


Me charter nga Kolumbia drejt Spanjës, kokaina me etiketa "CR 7"

Sipas autoritete spanjolle, hetimi filloi nëntorin e kaluar, grupi kishte bazën në Shqipëri. Pas hetimeve rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën.

Zëdhënësja e policisë spanjolle Laura Garavoa e kontaktuar nga Report Tv konfirmon arrestimin e dy shqiptarëve, ndërsa shprehet se njëri prej tyre ishte koka e bandës së kokainës.

"Grupi i kokainës drejtohej nga 2 shqiptarë, u arrestuan të dy në Madrid" - tha ajo.


Dy shqiptarët e arrestuar

Përveç drogës dhe 1.5 mln eurove cash që do të bëheshin për pagesën e transportit janë sekuestruar edhe pesë makina luksoze, karta telefonike dhe pajisje të tjerë që përdorte banda shqiptare.

Kjo nuk është herë e parë që shqiptarët janë të përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine. Në fund të muajit shkurt nga Kolumbia në Shqipëri u transportuan përmes kontenierëve 613 kg kokainë. Në Kolumbi janë bërë atentate ndaj disa shqiptarëve, tre prej të cilëve kanë mbetur të vdekur, i fundit u vra në fillim të muajit prill, Adriatik Lagjaj.

Në media u fol se ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të sasisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë, por kjo pistë është ende e pakonfirmuar. Kjo vrasje erdhi në një kohë kur në Durrës u kap 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia me kontenierë të kompanisë së banave “Arbri Garden”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 02/05/2018 07:38

    Sipas mendimit tim prokuroria spanjolle duhet te arrestoi ronaldon te marr shembull nga prukuroria shqiptare me rastin tahiri qe u shiti makinen dhe ronaldo u dha emrin

    Përgjigju
  • Naimi: 01/05/2018 09:05

    Nps ka qene edhe Ronaldo ne kete pune deri sa qenka perdorur emri i tij?

    Përgjigju
    • visar: 01/05/2018 11:49

      po po, dhe Sazan Guri pall k*ri

    • Erald Delli: 01/05/2018 10:18

      Te gjith kan mar pjes edhe Loro Boriçi ,vetem Shullazi nuk ka qene ne kete kondraband.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë