Petrit Vasili ironizoi kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend lidhur me deklaratën e ministrit kolumbian të mbrojtjes, që u shpreh se kokaina e kapur në Durrës kishte ardhur si rrjedhojë e punës së agjencive ndërkombëtare.

Vetë qëndrimi i qeverisë ka qenë, se kapja e drogës ka qenë një aksion autonom i agjencive ligjz-abtuese shqiptare.

Vasili bëri thirrje me ironi që të dënohet deklarata e ministrit kolumbian.

“Ministria e jashtme të shohë marrëdhëniet diplomatike” – tha me sarkazëm ai.

“Të gjithë të bashkuar të mbrojmë nderin e kryeministrit që nuk gënjen. Kryeministri nuk ka gënjyer asnjëherë as për shëndetesinë falas, as për mosrritjen e taksave, as për vendet e reja të punës” – tha kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

s.k/Shqiptarja.com