Kokaina, në 2011 Xhixho u hetua
për pastrimin e parave, u shfajësua

Kokaina, në 2011 Xhixho u hetua<br />për pastrimin e parave, u shfajësua
TIRANE- Genci Xhixha, njeriu që për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka qënë personi që dërgonte kokainën nga Kuba e Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, ka qenë person nën monitorim për veprën penale të “Pastrimit të Parave”. Një monitorim të tillë e ka kryer fillimisht Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e cila ka evidentuar disa transferta bankare të kryera nga shtetasi Genci Xhixha.

Këto transferta ishin me shifra të ndryshme duke filluar nga 100 mijë euro, 500 deri në 600 mijë euro. Sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda, rasti në fjalë është transferuar pikërisht nga kjo drejtori në vitin 2011 në prokurorinë e Tiranës, ku me anën e një raporti tregoheshin shumat e mëdha që lëvizte në llogaritë e tij 38-vjeçari Genci Xhixha. Sot e kësaj dite ende nuk dihet fati i këtij materiali se si ka përfunduar, ndërkohë që burimet shtojnë se nga ana e prokurorisë kjo akuzë nuk është vërtetuar dot dhe për pasojë është urdhëruar pushimi i hetimeve për Genci Xhixhën, që tashmë rezulton si një ndër njerëzit më të kërkuar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë